Skip to content
Rajoni

Pandemia Covid-19/ Rritet numri i viktimave në Itali, mbi 19.300 infektime të reja në 24 orë

· 1 min lexim

Italia vazhdon që të ketë shifra të të larta infektimesh me koronavirus.

Në harkun kohor të 24 orëve të fundit, janë raportuar 19.350 persona të infektuar me koronavirus.

Numri i viktimave është rritur ndjeshëm që nga dita e djeshme, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 785 persona. Ndërkohë që ditën e djeshme u raportuan 672 viktima.

Mësohet se në terapi intensive ndodhen 3.663 pacientë, 81 më pak se një ditë më parë./GazetaReforma.com/