Shkencëtarët në mbarë botën janë duke vëzhguar me kujdes përhapjen e gripit të shpendëve te gjitarët, me qëllim të zbulimit të çdo rreziku të mundshëm që ky virus të përhapet te njerëzit. Pavarësisht se rreziku për raste njerëzore ende vlerësohet si i ulët, përhapja në mes të gjitarëve ngre shqetësime për mundësinë që virusi më lehtë të adaptohet për të infektuar njerëzit, pasi gjitarët janë evolucionarisht më afër njerëzve. Së fundmi, rasti i një personi të infektuar në SHBA dhe përhapja e virusit te bagëtitë në fermat e gjashtë shteteve ka rritur vigjilencën e ekspertëve. Kjo është hera e parë që një përhapje kaq e gjerë e gripit të shpendëve është vërejtur te lopët, duke shtuar shqetësimin për mundësinë e kontaktit të njerëzve me bagëtitë e infektuar dhe rrezikun potencial që kjo sjell për transmetimin e virusit.
I shpallur në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçarit në Tiranë
Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia në Tiranë. Bëhet fjalë për Elis...