Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemi apo ‘diktaturë sanitare’?/ DW: Opozita në Gjermani ankohet për kufizime të forta të të drejtave themelore  

11:18 19/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Gjermania si shumë shtete të tjera të BE-së ndodhet në një fazë kritike pas shpërthimit të valës së dytë të koronavirusit, ndaj nisur nga kjo situatë qeveria federale ka marrë masa drastike izolimi.

Por pikërisht kur mendohet se virusi mund të shkaktojë shumë dëme, në një vend demokratik si Gjermania, qytetarët preokupohen më shumë për liritë dhe të drejtat e tyre se sa për shëndetin.

Në shumë lande dhe provinca autoritete lokale nuk u janë bindur masave të diktuara nga qeveria dhe kancelaria Merkel. Po ashtu ndaj qeverisë ka pasur edhe shumë qytetarë apo shoqata që kanë ngritur padi dhe kanë fituar gjyqe, duke rrëzuar poshtë vendime dhe masa mbi izolimin.

Por “Deuste Welle” sjell sot edhe një pasqyrim të situatës në lidhje me opozitën gjermane, e cila edhe kjo e fundit duket se është rreshtuar në krahun e shumë qytetarëve që mendojnë se politikat izoluese, po dëmtojnë më shumë se sa vetë koronavirusi.

Bundestagu dhe Këshilli Federal duan të vendosin mbi bazë më të sigurta ligjore masat që merren në kuadër të pandemisë. Projektligji është i kontestuar. Kundërshtarët e politikës së Coronës kanë paralajmëruar protesta.

Bundestagu këshillohet të mërkurën për të marrë një vendim mbi reformën e ligjit të mbrojtjes nga pandemitë. Me rregulloret e reja duhet që masat e marra për mbrojtjen nga pandemia të vendosen mbi një bazë të sigurt ligjore. Me këtë projektligj lidhen edhe rregullore si detyrimi për argumentimin e masave dhe ajo e kufizimit kohor të tyre. Mbasditen e së mërkurës për këtë ligj të koalicionit të Unionit CDU/CSU dhe SPD debaton edhe Këshilli Federal.

Ligji për mbrojtjen nga pandemitë është reformuar disa herë me fillimin e pandemisë së Coronës. Ndër të tjera është futur edhe klauzola, se Bundestagu duhet të përcaktojë dhe heqë gjendjen epidemike me përmasa kombëtare. Nëse një gjë e tillë vendoset nga Bundestagu, si në pranverë në parlament, atëherë Ministria e Shëndetësisë merr kompetenca të posaçme për të lëshuar dekrete ligjore, pa qenë nevoja që të vendosë Këshilli Federal.

Me reformën që diskutohet të mërkurën, rregullohen me ligj edhe detaje të tjera. Ndër të tjera parashikohet një paragraf i përcaktuar si 28a, që përshkruan me imtësi, se cilat masat mund të merren nga landet dhe autoritetet e tjera kundër virusit të Coronës. Këtu futen kufizimet e kontakteve, vendosja e rregullit të distancës, detyrimi për maskë në ambientet publike, mbyllja e dyqaneve apo anulimi i evenimenteve – të gjitha masa që u morën në kuadër të pandemisë.

“Kufizime të forta në të drejtat themelore”

Opozita gjermane, shoqatat e ekonomisë dhe juristët e kritikojnë këtë ligj. Ata shohin aty kufizime të forta të të drejtave bazë dhe kërkojnë më shumë të drejtë fjale të parlamenteve (edhe të landeve) për masat e Coronës. Kryetarja e partisë e E Majta, Katja Kipping u shpreh, se projektligji i qeverisë vazhdon përqendrimin e fuqisë vendimmarrëse në selinë e ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn.

E Majta nuk do ta miratojë këtë projektligj, sipas të dhënave të saj. Edhe partia liberale, FDP e refuzon këtë projektligj. “Për ne hapësira e veprimit të qeverisë në ndërhyrjen që bën tek të drejtat bazë është si edhe më parë shumë e madhe”,- u shpreh kreu i liberalëve, Christian Lindner.

Kundër politikës së qeverisë e landeve kanë bërë thirrje për protesta kundërshtarët e masave të Coronës. Policia është duke u përgatitur për demonstrata, me gjasë edhe protesta të dhunshme. Ministria e Punëve të Brendshme nuk lejoi protestat direkt para Bundestagut dhe Këshillit Federal.

Mohuesit e Coronës e krahasojnë ligjin për mbrojtjen nga pandemitë me ligjin e vetëfuqizimit (ligji i vitit 1933, ku Rajshtagu shfuqizoi vetveten dhe i dha Hitlerit mundësinë për të marrë vendime e lëshuar ligje duke i dhënë kështu pushtet të plotë nazistëve e forcuar diktaturën nacionalsocialiste, shën.red.)

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil shkroi. “Ligji i vetëfuqizimit? Njerëz, nuk e keni seriozisht apo jo?” Kurse kreu i degës së landit, CSU, Andreas Dobrindt foli për një gënjeshtër keqdashëse, nëse kritikët ligjin e qeverisë e barazojnë me “ligjin e vetëfuqizimit” të nazistëve.

Nuk bëhet fjalë për t’i hequr të drejta parlamentit, por për ta forcuar atë.Tek shumë deputetë gjermanë kanë vërshuar E-maile kritikë kundër ligjit të mbrojtjes nga infektimet. Shumica e E-maileve kanë pasazhe të njëjta në tekst.

/Burimi: DW/Përshtati: GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: diktaturë sanitaregjermaniaopozitapandemi

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Nuk ju mbron vetëm nga koronavirusi... ja pse duhet ta merrni me shumicë vitaminën ‘D’

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English