Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandeli Majko pro shkarkimit të Metës: Më rëndon shumë, por Presidenti ka shkelur Kushtetutën

13:36 09/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pandeli Majko ka deklaruar votën e tij pro shkarkimit të Presidentit Meta  ditën e sotme nga Kuvendi. Ndër të tjera Majko tha se kjo votë për shkarkimin i rëndon, por në thelb mbetet sipas tij raporti me të vërtetën. Ai u shpreh se Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin dhe se Presidenti është bërë promotor i mos seriozitetit të shtetit sipas tij.

“Mendoj që të gjithë kolegët deputetë duke pasur parasysh zhvillimet jo vetëm në periudhën që është krijuar komisioni parlamentar për këtë çështje, por edhe gjatë fushatës elektorale edhe më parë, secili sipas mënyrës së vet ka një perceptim të vetin lidhur me rolin e presidentit në marrëdhënie me funksionet e tij kushtetuese. Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta, por jo e kundërta. Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij. Arsyeja pse kam dalë sot është për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit parlamentar e di shumë mirë që unë e kam refuzuar ta firmos për herë të parë kur u iniciua shkarkimi i Presidentit Meta, arsyet janë të shumta. Por tani më mendoj që presidenti Meta është bërë promotor i mos seriozitetit të shtetit shqiptar edhe karshi të tjerëve. Është e pafalshme në çdo rast, pavarësisht probleme personale apo politike që ne mund të kemi me njeri-tjetrin, midis maxhorancës dhe opozitës, kërkesave për të fituar pak më shumë vota se ai tjetri, por në marrëdhënie me procesin zgjedhor, në marrëdhëniet me faktorët strategjikë ndërkombëtar, sidomos me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës askush në Shqipëri nuk i ka askujt borxh lidhur me këtë çështje, prandaj shkurt e qartë mendoj se këshillat që në përgjithësi jepen në politikë se më mirë të të urrejnë për atë që je se sa të të duan për atë që nuk je qëndron për rastin në fjalë që po diskutojmë sot”, deklaroi Majko.

Ai tha më tej se e mori fjalën për të shprehur votën e tij pro shkarkimit. “Një votë e cila sigurisht që më rëndon shumë, por është një votë e cila në thelb ka raportet me të vërtetën. Një e vërtetë e cila në thelb ftoj çdo deputet të ballafaqohet me të. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish. Historitë që nuk ka legjitimitet ky parlament për të votuar unë mendoj se kur është miratuar kushtetuta e vitit 1999, të gjithë ligjvënësit e kanë pasur shumë të qartë momentin e shkarkimit të Presidentit. Është momenti i shkarkimit të Presidentit të Republikës, i cili duhet të kalojë në 1000 filtra. Kjo që po diskutojmë sot dhe do të marrim vendim me votë të fshehtë do të gjykohet në Gjykatën Kushtetuese. Në thelb ne prodhojmë një akt, i cili do të kalojë në filtrat e juristëve më me përvojë të Gjykatës Kushtetuese. Por mendoj që raporti ynë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. E qarta është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ndaj do të votoj pro shkarkimit të Presidentit të Republikës, për të tjerat do të na gjykojë koha dhe ajo që do të vijë”, tha Majko.

 

Etiketa: kushtetutenPandeli MajkoPresidenti

Të tjera

11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për lirimin nga...

11:18 08/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313
Kryesore

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën për shqyrtimin e...

08:44 08/08/2025
Para
Parlamenti Europian miraton certifikatën e COVID-19, u mbetet shteteve anëtare të vendosin

Parlamenti Europian miraton certifikatën e COVID-19, u mbetet shteteve anëtare të vendosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

13:08 08/08/2025
Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

12:44 08/08/2025
Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

12:27 08/08/2025
Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!

Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!

11:52 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.