Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paktet e Manastirliut me koncesionarin Karathano bllokojnë dy laboratorët Covid

21:38 19/12/2020
Reading Time: 6 min lexim

Biznesmeni Janis Karatahanos, koncesionari i Laboratorëve me ndihmën e ministres Ogerta Manastirliu, po ua vështirëson jetën të sëmurëve me Covid. Analizat kryhen me pikatore në dy laboratorët që gjenden në administrimin e tij

Shifrat e testimeve

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri u bënë 2276 testime dhe u konfirmuan si raste pozitive 538. Pra, numri i të testuarve është shumë i ulët. Kjo nuk reflekton kërkesën e lartë të njerëzve për të bërë testin PCR.

Referuar raportit të numrit të testeve të kryera për një rast të evidencuar me prekje nga COVID-19 prej shërbimit shëndetësor, për Shqipërinë ky tregues është një i sëmurë për çdo 4-5 teste. Në rajon ky raport është më i lartë. Në Greqi, Bullgari, Maqedoni, raporti është një i sëmurë në rreth 30 teste. Në vendet e tjera raporti është nga 7 teste deri 30 teste për një rast të zbuluar.

Paktet e Manastirliut me Karathanon

Më 17 korrik 2020, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe Silva Bino, shefe e laboratorit të referencës në ISHP, inspektoi laboratorin e QSUT dhe ndau lajmin se tashmë edhe në këtë laborator mund të kryheshin testet në ‘Real Time PCR’ për identifikimin e SARS-CoV-2.

“Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre,” deklaroi Manastirliu.

Por as dy javë pas kësaj deklarate, Manastirliu urdhëroi që ky laborator të mbyllet. Vendimi është marrë pas kërkesës së koncesionarit, i cili ka fituar të drejtën që për 10 vitet e ardhshme të bëhet pronar i të gjithë laboratorëve dhe setit të analizave që do të kryejnë shqiptarët nëpër spitalet publike,

Laboratori i dytë i testimeve të COVID-19 u hap pas një raundi negociatash mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë koncesionare; ku përcaktohej kryerja e një numri të caktuar testesh brenda një periudhe 4-mujore, që parashikohej fillimisht të përfundonte në fund të dhjetorit.

Megjithatë, testimet ecën me ritëm të ngadaltë dhe laboratori u detyrua të punonte me staf të patrajnuar gjatë muajit nëntor.

Në muajin gusht, koncesionari mori nën administrim tre laboratorët kyçë të QSUNT-së; laboratorin Mikrobiologjik, atë të Imunologjisë si dhe shërbimin Klinik-Biokimik, të cilat iu nënshtruan rikonstruksionit. Ndërsa laboratori i COVID u vendos brenda ambienteve të shërbimit laboratorik të Mikrobiologjisë.

Sipas marrëveshjes së shkruar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë koncesionare, laboratori do të realizonte 12 mijë teste PCR për pacientët e shtruar në spitalet e dedikuara për kurimin e COVID-19 si dhe teste serologjike për grupin më të rrezikuar të mjekëve dhe infermierëve gjatë periudhës shtator-dhjetor.

Marrëveshja parashikonte gjithashtu që kitet dhe reagentët do të vendoseshin në dispozicion nga QSUNT dhe do të realizoheshin nga personeli i spitalit, ndërkohë që koncensionari do të vendoste në dispozicion ambientet.

Sa absurde që është, ministrja negocionin me koncesionarin për të shfrytëzuar ambientet e spitalit publik.

Laboratori u përballë me vonesa në sigurimin e testeve dhe deri në fillim të dhjetorit kishte kryer rreth 4 mijë teste PCR nga 12 mijë të parashikuarat.

Me 8 mijë teste të pakonsumuara dhe me numra të lartë të të infektuarve ditorë, palët u takuan sërish më 11 dhjetor dhe e rinegociuan marrëveshjen. Tashmë Karathano lejon të kryhen analizat COVID deri në fund të vitit 2021.

Kontrata koncesionare u firmos në 24 prill 2019 me konsorciumin e tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium. Ajo parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë lekë ose rreth 104 milionë euro për dhjetë vitet e ardhshme.

Kontrata ka përfitues fundor biznesmenin Janis Karathano si dhe kompaninë franceze Exalab –të cilat zotërojnë së bashku kompaninë koncesionare Laboratory Netëork.

Testet e shpejta, laboratorët privatë rrisin fitimet

Nëse një qytetar paraqitet në një nga poliklinikat e Tiranës dhe kërkon të bëjë testin e shpejtë për Covid, do t’i thonë të shkojë tek mjeku i familjes dhe ky i fundit do ta nisë tek Urgjenca dhe do t’i vijë radha ta bëjë  testin në rastin më të mirë pas një jave kur të të vijë radha. Në këtë situatë qytetarët detyrohen ta bëjnë testin në një nga katër laboratorët privatë që ka licencuar Ministria e Shëndetësisë.

Maqedonia ka filluar testet e shpejta masive të popullsisë për virusin Covid-19., kurse Shqipëria gjithnjë në dorë të koncesioneve dhe të politikanëve të korruptuar.

Çdo hap të pandemisë, qeveria e ka shfrytëzuar në favor të klientëve të saj me koncesione dhe të drejta ekskluzive. Pas tamponëve qeveria ka bërë pazar me testet e shpejta. Në kushtet e shifrave alarmante të të prekurve me koronavirus, analiza e shpejta serologjike marrin përparësi në përcaktimin e prezencës së Covid, po deklarojnë mjekët. Kjo situatë e re përkthehet në më shumë Lekë tek privatët e lidhur me qeverinë.

Një analizë serologjike për të dy nivelet e anitkorpeve IgM dhe IgG, që jep përgjigje për 15 minuta, kushton minimalisht 40 mijë lekë (të vjetra) tek Laboratorët Privatë të licencuar këtë verë nga ministria.

Lista e cunguar e analizave

Lista e analizave që do të kryhet nga kompania koncesionare është e cunguar dhe rrezikon të sjellë probleme afatgjata në diagnostikimin e popullatës si dhe rritje të dyfishtë të kostove; si nga buxheti i shtetit ashtu edhe nga xhepat e qytetarëve.

Lista përmban 37 lloje analizash për laboratorët e Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë, ndërkohë që vetëm shërbimi laboratorik i Imunologjisë nën administrim publik mund të kryente deri në 74 lloje të ndryshme analizash.

Prej 2 nëntorit, laboratori i Imunologjisë mund të realizojë vetëm 11 ekzaminime imunologjike, ndërkohë që 6 analiza të tjera janë futur te Mikrobiologjia. E njëjta skemë reduktimi ka ndodhur edhe me laboratorin Mikrobiologjik. Nëse më parë ata realizonin mbi 60 lloje të ndryshme ekzaminimesh, sipas listës që u ka dërguar koncensionari do të realizojnë vetëm 27 ekzaminime mikrobiologjike, plus 6 të tjera që janë ekzaminime  imunologjike.

Marrëveshjet e ndaluara të çmimeve dhe heshtja e AK

Për një tampon në Laboratorin shtetëror  të Virologjisë të duhet presësh një javë të marrësh përgjigje ose mund të mos e marrësh fare. Laboratori i virologjisë, i vetmi institucion shtetëror i certifikuar për analizën e COVID-19, e ka kapacitetin deri në 500 testime në 24 orë.  Arsyeja e vonesave nuk është kapaciteti, por referimi i analizave të laboratorët privatë që punojnë me çmime të larta.

Prova që ky laborator mbahet me pikatore nga Ministria e Shëndetësisë (sepse po nuk pate tampon nuk bën dot analiza) doli para disa javëve, kur me urdhër të Kryeministrit Rama, këto kompani me marrëveshje dolën dhe ulën çmimin nga 120 mijë lekë në 85 mijë lekë. Tani mbetemi në pritje që të dalë sërish Rama, para se të mbarojë pandemia, të ulë çmimin e analizave aerologjike. Ndërkaq, Autoriteti i Konkurrencës nuk ndërhyn, e3dhe kur këto laboratorë shpallin marrëveshje çmimesh, që  janë të ndaluara.

Tenderi 1 milion dollarësh për Karathanon

Karathano është i preferuar edhe për tenderat e e Manastirliut. Kompania “Pegasus” e biznesmenit Janis Karathanos, i cili ka fituar koncensionin e Laboratorëve Mjekësorë, është shpallur fituese në një tender pa garë me vlerë mbi 1 milion dollarë amerikanë. Tenderi është zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, një strukturë varësie e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në 11 Maj 2020 është shpallur njoftimi se “Pegasus” është shpallur fituese në procedurën e prokurimit publik me objekt “Reagentë dhe aksesorë të nevojshëm për testimin në laboratorin e agjenteve infektiv”.

Fondi limit për këtë tender ishte në vlerën e 98.4 milionë lekë të reja (pa Tvsh), rreth 1 milionë USD. I pari ishte “Pegasus”, i cili ka paraqitur ofertën ekonomike në vlerë 97.4 milionë lekë të reja. Operatori i dytë ishte “Medical Distribution”, kompani e regjistruar në Shkodër, me administrator Alban Xhaferi. Kompania “Medical Distribution” rezulton se nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion dhe asnjë ofertë ekonomike për këtë tender.

/Iconstyle.al/

 

Etiketa: covidkoncensionmanastirliu

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Covid-19 i merr jetën ish-ministres së Bujqësisë, Themie Thomai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.