Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i kanë dorëzuar një peticion me 150 firma përfaqësuesit të Rektoratit, ku kërkojnë tërheqjen e diplomave.
Sipas tyre, Fakulteti i Ekonomisë nuk i ka dërguar listën e studentëve të regjistruar në vitin 2017 Rektoratit por Qendrës së Shërbimeve Arsimore, megjithatë kjo e fundit ia ka vënë në dispozicion emrat e studentëve të regjistruar.
Një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule me rektorin Mynyr Koni ka lënë pa diploma studentët prej më shumë një viti.
Dekani i Faktultetit, Dhori Kule nuk i ka dërguar lisat e studentëve te rektori sipas procedurës, por direkt tek Qendra e Shërbimeve Arsimor.
Avokati i studentëve, ka folur para mediave që ishin të pranishme ditën e sotme, se po jep 10 ditë afat për vënien në dispozicion të “kartonave”, ose ndryshe do t’i drejtohet Prokurorisë.
Rektorati i kërkon QSHA-së që të rinisë procedurën, edhe pse institucioni e ka bërë njëherë procedruën e dërgimit të listës.
Sipas studentëve, ata janë përballë kësaj situate pasi ka mosmarrëveshje midis Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Ekonomisë.
I pranishëm në deklaratën e tyre për media ka qënë edhe pedagogu gjithashtu drejtori i Kurrikulave Albano Zhabaj, i cili pretendon se kanë dërguar shkresa në adresë së ministres së Arsimit, Besa Shahinit dhe kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e problemit.
Ai sqaron se nëse dekani dërgon listat, zgjedhet edhe problemi i kartonave duke pranuar se Fakulteti është fajtor për situatën e krijuar.
Edhe ai, njësoj si studentët, ka bërë me dije se çëshja ka shkuar në Prokurori për të gjetur edhe “fajtorët”.
Avokati i studentëve të Ekonomisë është shprehur:
“Kërkojmë në mënyrë të përsëritur është që ta vendoset në dispozicion dokumentacionin.
Çështja çalon këtu. Në vitin 2017, Fakulteti i Ekonomisë nuk ia ka përcjellë listën Rekoratit të UT-së por QSHA-së.
Megjithatë QSHA ia ka vënë në dispozicion listën.
Sot studentët kanë numra matrikullimi, kanë nota. Por janë kthyer diplomat sepse Rektorati kërkon një procedurë tjetër.
Këta studentë duan të pajisen me diplomat përkatëse.
Ne kemi bërë një kërkesë në çdo institucion dhe zgjidhja e evetme është të pajisen me diplomat para se t’i drejtohen Gjykatës”.