Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pagat në 3-mujorin e dytë, vlerat më të larta të rritjes për punonjësit në këto sektorë

16:55 12/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Paga reale mesatare në shkallë vendi u rrit me 11.8 për qind në 3 mujorin e dytë të vitit, por e shpërndarë sipas aktiviteteve të ekonomisë, rritjen më të madhe në vlerë e morën punonjëset e sistemit financiar që në vendin tonë dominohet nga bankat dhe të dytët ishin punonjësit të e teknologjisë së informacionit.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë paga mesatare mujore bruto arriti në 70,905 lekë nga 60,666 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por punonjësit e bankave paguhen sa dyfishi me 149,091 lekë në muaj, me një shtesë bruto 18,219 lekë nga 3-mujori i dytë 2022. Aktivitetet financiare sidomos bankat kanë nisur zgjerimin e degëve, por edhe bilancet tregojnë për norma të larta fitimi.

Më tej shtesa më e lartë në vlerë ishte për punonjësit në sektorin e Teknologjisë dhe Komunikimit me rreth 15,325 lenë në muaj, duke bërë që paga zyrtare bruto në këtë sektor të arrijë në 112,114 lekë nga 96,789 lekë ishte më parë. Pagat në TIK nxiten nga rritja e kërkesës për këto aktivitete dhe mungesa e punonjësve, të cilët kryesojnë listat e emigrimit të punonjësve me aftësi.

Të tretët për nga vlera e rritjes vijnë punonjësit e Administratës Publike me një shtesë bruto 13,930 lekë në muaj. Paga mesatarë ne sektorin publik shënoi një nivel mesatar 82,319 lekë në tremujorin e dytë 2023 nga 68,389 që ishte në vitin 2022, kryesisht si rrjedhojë e rritjes në nivele të larta të administratës publike, ministrave dhe deputeteve.

Aktivitet e pasurive të paluajtshme, u renditen në vend të katërt me një shtesë 9,315 lekë në muaj. Paga në këtë sektor arriti në 764,444 lekë nga 67,129 lekë një vit më parë prej volumit me të lartë në transaksionet e pasurive.

Sektori i turizmit, i cili ka pësuar zhvillime pozitive nga rritja e kërkesës nga jashtë nuk ishte pararojë në drejtim të pagave. Rritja në vlerë në këtë sektor ishte 8128 lekë dhe më së shumti është nxitur nga rritja e pagës minimale me rreth 6 mijë lekë në fillim prillit.

Rritja e pagës minimale është shkaktari kryesor i ndryshimit të pagave në këtë tremujor pasi gati 30 për qind e tyre janë deri në nivelin e pagës minimale.

Gjatë tremujorit të dytë 2023, grup-profesionet e “Menaxhereve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar../MONITOR

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Masakra me 6 të vrarë në Greqi, arrestohet një shtetas turk

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, arrestohet një shtetas turk

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English