Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Padia 100 milionë euro në Uashington, Qeveria hap tender për avokat

13:56 17/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Avokatura e Shtetit kërkon studio ligjore që do të mbrojë qeverinë shqiptare ndaj padisë së kompanisë Kurum në Arbitrazhin ndërkombëtar, e cila kërkon dëmshpërblim 100 milionë euro për prishjen e kontratës PPP për terminalin e kontenierëve në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimit të Avokaturës, më 7 dhjetor 2020, komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse shpalli fillimin e tenderit për kontraktimin e studios së avokatisë vendase ose të huaj. Në këtë dokument janë ftuar kompanitë të paraqesin interesin së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedurë.

Tenderi nuk njofton shumën e fondit limit të caktuar për këtë mbrojtje në Arbitrazh, po ashtu, nuk nxjerr emrin e çështjes për të cilën bëhet fjalë. Por, po të ndjekim radhën e dosjeve që janë regjistruar dhe presin gjykimin në Arbitrazh, kjo studio thirret për padinë e kompanisë Kurum.

Anulimi i koncesionit

Objekti i kontratës sipas njoftimit është “Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve së Investimeve (ICSID). Afati i dorëzimit të dokumenteve mbaronte ditën  djeshme në mesditë (16 dhjetor 2020).

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.

Çështja kundër Shqipërisë është regjistruar në 23 shtator 2020 në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes së Investimeve, ICSID, në Uashington.

Padia kundër Shqipërisë është regjistruar nga kompanitë e regjistruara në Shqipëri Durrës Kurum Shipping shpk, Durres Container Terminal Sha, Metal Commodities Foreign Trade Corp e regjistruar në SHBA dhe Altberg Developments LP në Britani – të cilat janë investitorët në koncesionin e terminalit të kontejnerëve.

Sipas një artikulli në Global Arbitration Review – një revistë e specializuar për çështjet e arbitrazhit, Kurum dhe investitorët e tjerë kërkojnë një dëmshpërblim nga shteti shqiptar të barabartë me 100 milionë euro.

Anulimi i kontratës së koncesioni është ekzekutuar disa muaj më parë, pas një beteje të gjatë ligjore për prishjen e kontratës së partneritet publik private midis kompanisë turke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dëmshpërblimet

Nga KLSH, deri në fund të vitit 2019, llogariten 19 miliardë lekë detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare. Aktualisht shteti shqiptar duhet t’i paguajë 110 milionë euro investitorit italian, Francesco Becchheti, nëse nuk do të ketë ndonjë përmbysje pas apelimit që ka bërë qeveria shqiptare. Nga ana tjetër, edhe “Kurum” ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar, ku kërkon 100 milionë euro, ndërsa kompania greke “Actor”, që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotet e tjera të autostradës në bashkëpunim me “Copri”, ka kërkuar 44 milionë euro po në gjykatë ndërkombëtare.

Pagesat e studiove

Më 31 tetor 2018, pas skandaleve me studiot ligjore të denoncuara nga KLSH, Rama vendosi Avokat Shteti Artur Metanin, këshilltarin e tij juridik, në vend të Alma Hickës.  Gjatë viteve 2014-2017, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish-gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqiptare kishte harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: arbitrazh. Kurumpadia

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para

Gjykata Speciale refuzon lirimin për Thaçin dhe komandantët e UÇK-së  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.