Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Osmani: Paqartësitë rreth integrimit të Kosovës, terren për armiqtë e demokracisë

14:38 14/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të martën se paqartësitë rreth integrimit euroatlantik të Kosovës, po krijojnë terren të rrezikshëm për t’u shfrytëzuar nga armiqtë e demokracisë, ndërsa akuzoi Serbinë se po përpiqet të ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin, të çojë përpara synimet e tij në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani e cila po merr pjesë në Takimin e Kopenhagës për Demokraci, tha se në kuadrin aktual gjeopolitik është thelbësore që organizatat ndërkombëtare të mbajnë dyert e hapura për vendet demokratike.

“Paqartësitë në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike krijojnë një boshllëk shumë të rrezikshëm, të gatshëm për t’u shfrytëzuar nga armiqtë e demokracisë. Kjo pasiguri krijon tokë pjellore për Rusinë dhe zgjatimet e saj për të dëmtuar të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Është thelbësore për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, tani më shumë se kurrë, që të zbatojnë një politikë të dyerve të hapura për demokracitë e konsoliduara si Kosova, për t’u siguruar se asnjë rajon nuk do të mbetet i cenueshëm ndaj forcave përçarëse të (Vladimir) Putinit”, tha ajo.

Kosova është e fundit në proceset integruese evropiane, ndërsa po përballet me trysni të shtuar nga perëndimi për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

“Tani po na thuhet se duhet të themeloni Asociacionin por ne pyesim a do ta zbatojë Serbia pjesën e saj njëkohësisht, që nënkupton të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe askush nuk po kërkon nga Serbia ta bëjë një gjë të tillë. Prandaj mendoj se kjo mungesë e plotë e baraspeshës po shkatërron vërtetë besueshmërinë e dialogut dhe po nxit shumë pikëpyetje në Kosovë meqë nëse vetëm njëra palë do të duhet ta zbatojë atëherë ku është qëllimi i një marrëveshjeje?”, tha ajo.

Muajin e kaluar Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm. Por, përfshirja e saj në rendin e ditës së takimit të Këshillit të Ministrave që mbahet të enjten, duket se u pamundësua meqë Kosova refuzoi të hedh hapa drejt themelimit të Asociacionit.

Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.

Presidentja Osmani tha se Kosova nuk u shmanget detyrimeve të saj, por kërkon që Serbia të përmbushë detyrimet në të njëjtën kohë.

“Ndërsa Serbia po bën pikërisht të kundërtën duke thënë se nuk do të njohim kurrë defacto as dejure Kosovën, ne nuk do ta lejojmë kurrë Kosovën të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, shtrohet pyetje se cilat janë garancitë që ne do të kemi, posaçërisht në aspektin e sigurisë, për të mos e lejuar këtë Asociacion të na dalë tërësisht jashtë kontrollit. Le të shohim për shembull problemet me të cilat po përballet Bosnje e Hercegovina për shkak të Republikës Serbe”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha se projekt statuti i hartuar nga diplomatët perëdnimorë, i cili iu dorëzua palëve tetorin e vitit të kaluar nuk i ngjan mekanizmit të Republikës Serbe por duhet siguruar që ai të mos krijojë probleme në Kosovë.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe për Kosovën.

Bashkimi Evropian ka theksuar në disa raste se zbatimi i marrëveshjes së vitit të kaluar është detyrim ligjor për të dyja palët dhe kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane./VOA

Etiketa: vjosa osmani

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
David Beckham, ish-ylli i Djajve të Kuq, diagnostikon sëmundjen e Manchester United

David Beckham, ish-ylli i Djajve të Kuq, diagnostikon sëmundjen e Manchester United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.