Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Osman Stafa denoncon kontrabandën e ilaçeve të kimios pranë QSUT-së

23:08 04/12/2024
Reading Time: 2 min lexim
Osman Stafa denoncon kontrabandën e ilaçeve të kimios pranë QSUT-së

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një tjetër skandal lidhur me shërbimin Onkologjik në vend, duke akuzuar se ilaçet për kimio mungojnë në spital, por ato shiten kontrabandë pranë Onkologjikut.

Në një postim të tij në Facebook, Stafa thekson se ka prova dhe fakte që vërtetojnë se shumë farmaci përreth QSUT-së dhe më gjerë shesin ilaçe kimio kontrabandë.

Ai pohon se ka biseda të personave që kanë blerë këto ilaçe, por nuk mund të publikojë detaje për shkak të rrezikut për ata që janë të involvuar.

Stafa denoncon se në pesë vitet e fundit mungesat e ilaçeve kimio kanë qenë alarmante, duke krijuar mundësi për kontrabandë. Ai tregon se sekserët hynin edhe në spital dhe kërkonin nga mjekët që të referonin pacientët për të blerë medikamentet.

Sipas gazetarit, pacientët, për shkak të situatës së vështirë, ishin të detyruar të blinin ilaçet, duke paguar jo vetëm për kimion kontrabandë, por edhe një çmim të shtuar për mjekët.

Stafa përmend një shembull konkret, duke shpjeguar se Heceptina kontrabandë blihej për 800 euro, por nëse pacienti nuk ishte i referuar nga mjeku, çmimi mund të ishte më i ulët me 200 euro.

Ai thotë se këto dëshmi do t’i publikojë më vonë, kur të vijë koha. Gjithashtu, ai sjell një rast tjetër ku një pacient ka blerë Goserelinën pranë Onkologjikut, për një çmim të papranueshëm prej 262 mijë lekësh.

Gazetari akuzon mjekët dhe Shefen e Onkologjikut, Silvana Çeliku, për njohjen e këtij fenomeni dhe për mos ngritjen e tij si shqetësim.

Stafa pyet se pse mjekët dhe autoritetet e Onkologjikut kanë pranuar këtë situatë dhe nuk kanë reaguar për të mbrojtur pacientët, duke sugjeruar mundësinë e bashkëpunimit të mjekëve me kontrabandistët.

Ai kërkon shpjegime përse mjekët kanë heshtur për këtë problem dhe se çfarë ndodhi që ata të “bindeshin” të mos flisnin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ilaçet e kimiosilegalishtosman stafaQSUT

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para
Mbappe në krizë, Real Madrid humb ndaj Bilbaos

Mbappe në krizë, Real Madrid humb ndaj Bilbaos

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English