Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OSHEE shpenzon miliona, blen energji elektrike të mjaftueshme vetëm për datat 13-17 tetor

18:51 11/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpenzuar plot 6.4 milionë euro për të blerë 24,920 MWh energji elektrike  që plotëson nevojat për vetëm pesë ditë. Vetë operatori e ka njoftuar blerjen në një deklaratë, ndërsa thotë se u zhvillua edhe një ankand i dytë në të cilën gjithashtu nuk u arrit të sigurohej sasia e energjisë së kërkuar.

Kujtojmë se pak ditë më parë u publikuan dokumente, në të cilat ishte KESH institucioni që kishte blerë energji elektrike me shuma të majme, ndërkohë që në bursë çmimi rezultonte më i lirë. (Lexo këtu) Tashmë është OSHEE, që pasi qeveria vendosi t’i jepte 200 milionë euro, të cilat ka filluar t’i shpenzojë pa humbur kohë.

Për të plotësuar sasinë e kërkuar të energjisë prej 44.400 MWh që do të ishte e mjaftueshme për një javë, do të mbahen sërish ankande, ndërsa pritet të shihet sa do të shpenzojë OSHEE në vazhdim.

Deklarata e plotë:

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A, pjesë e shoqërise OSHEE Group, zhvilloi sot ankandin e radhës për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.

Sasia e kërkuar është për dy profilet, band dhe peak.

Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 12:00-13:00-14:00), përmes platformës online. Renditja fillestare e ofertave që bëhet automatikisht nga platforma online, u ndoq nga media.

Në këtë procedurë, në të cilën morën pjesë 10 shoqëri vendase dhe të huaja, rezultoi se u sigurua më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 Euro/ MWh. (rreth 4.9 milionë Euro.)

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A sqaron se për plotësimin e sasisë së energjisë së kërkuar u zhvillua një ankand i dytë, në të cilën gjithashtu nuk u arrit të sigurohej sasia e energjisë së kërkuar. Pavarësisht zhvillimit të dy ankandeve, nuk u arrit të sigurohej sasia e kërkuar.

Rezultatet përfundimtare të të dy ankandeve të ditës së sotme janë: nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh, u sigurua sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro.)

Administratorja e kompanisë FTL, Erina Rexhepi, sqaroi për mediat procedurën që ndiqet për blerjen e energjisë elektrike, procedurë e cila realizohet bazuar në Rregulloren e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë me Vendimin Nr. 103, datë 23.06.2016. Rexhepi u shpreh se është platforma IT online e cila bën automatikisht vlerësimin e ofertave mbi kriterin e çmimit më të ulët dhe plotësimit të sasisë së kërkuar për tu blerë. Me qëllim rritjen e sasive të ofruara dhe mundësisë së uljes së çmimit mund të realizohen faza optimizimi.

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A do të marrë masat e nevojshme për plotësimin e sasisë së nevojshme të energjisë elektrike.

 

Etiketa: elektrikeenergjiosheeshpenzon miliona

Të tjera

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin
Aktualitet

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër, një nga monumentet më të njohura natyrore të Shqipërisë, po përballet prej kohësh me abuzime të vazhdueshme...

03:32 08/08/2025
Para
Lajme negative për Kombëtaren, sulmuesi rezulton pozitiv me Covid para sfidës ndaj Polonisë

Lajme negative për Kombëtaren, sulmuesi rezulton pozitiv me Covid para sfidës ndaj Polonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

03:32 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.