Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci ka reaguar në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga IKMT për prishjen e një pjese të “Prestige Resort” në pronësi të Irfan Hysenbelliut, i cili është pronarë i një grupi mediatik në vend. Duke qenë se mediat e Irfanit kanë sulmuar qeverinë kohët e fundit, por jo për të kryer rolin e medias si informuese e publikut dhe “ëatchdog” i pushteteve, po për të vendosur gjoba ndaj atyre që iu vënë gjoba, sulmi ndaj resortit u pa si një sulm ndaj medias së lirë. Gazeta Reforma shpesheherë i ka vënë në pah sulmet që mediat në pronësi të Hysenbelliut kanë bërë duke sulmuar përmes artikujve dhe denoncimeve. KËto media kanë përdorur pushtetin që kanë në dorë për të vënë gjoba dhe për të kërcënuar funksionarët publikë dhe biznesmenët për llogari të pronarit Irfan Hysenbelliu dhe në favor të bizneseve të tij. Edhe pedagogu Ervin Goci mendon që se ajo që ka ndodhur në “Prestige Resort”, nuk është një sulm ndaj medias siç po shitet nga vetë mediat e Hysenbelliut, por edhe nga opozita. Goci shprehet se nëse media do të ishte “e pastër” dhe do të kishte kryer funksionin e saj siç duhet qeveria do të mendohej mirë para se të ndërmerrte veprime. Sipas Gocit duke parë masat e ndërmarra nga pushteti të cilat ai i konsideron banale, këtu nuk kemi të bëjmë me një censurë ndaj medias.
“Sulmi ndaj resortit, nuk eshte sulm ndaj medias..mos na beni për budallenj! Kjo do ishte kështu, nëse media do sillej si media, dhe nuk do përmendte byreket.
Nese media do ishte media, regjimi do ta mendonte mirë ndonjë akt kundër medias, nuk po them se nuk do ta bënte, po me siguri do ta peshonte mirë. Fakti që ky e ben kaq banalisht, do të thote se sa banale është historia.
Mua si qytetar të lirë, nuk më gënjeni dot, aq më tepër që mediat i njoh pak dhe i di disi kushtet e çensures.
Këto në literaturë quhen asesime pozicionesh, ose ripozicionim, nuk kemi asnjë përplasje thelbesore mes dhunës së pushtetit dhe fjalës së lirë. Fjalen e lirë këta e kanë copëtuar me thikë në bashkëpunim nëpër gostitë e tyre..
Por nëse dikush do dojë seriozisht ta përdori me ndershmëri liçensen, e garantoj që do jetë shumë më i fuqishem se sa i armatosur me resorte”, shkruan ai.