Opozita “la në baltë” banorët e Astirit/ Paloka ofendon gazetarët: Bastardë, më vjen ndot ta quaj veten koleg të tyre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, nisi aksionin për prishjen e banesave në zonën e Astirit.

Inspektorët u shoqëruan nga forca të shumta policie, të cilët u përleshën me banorët.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e deputetëve të opozitës, që u theksua nga një sërë mediash.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer ish-deputetit demokrat Edi Paloka.

Ky i fundit ka shpërthyer ndaj gazetarëve, duke i quajtur bastardë.

Më tej ai ka akuzuar njerëzit e medias, duke thënë se po i lëpijnë prapanicën Veliajt dhe Ramës.

Sipas ish-deputetit, gazetarët nuk shohin dhunën dhe korrupsionin te Astiri, por përgjegjësinë e opozitës.

Ndër të tjera ai ka përsëritur qëndrimin e Bashës, duke u shprehur se banorët do të kompensohen plotësisht, kur të vijë PD në pushtet.

Reagimi i Edi Palokës

Ju kerkoj ndjese te tjereve, po nuk mund te mos reagoj ndaj disa bastardeve qe edhe sot e kerkojne pergjegjesine tek opozita. Nuk po e bej si nenkryetar partie kete reagim po si ish-gazetar qe me vjen ndot ta quaj veten koleg te tyre sot.

Keta bastarde qe gjithe diten i lepijne prapanicen Edvinit dhe Velines se bashkise , pasi u cuan me nge nga krevati, hapen televizoret dhe si gjithnje ju sulen opozites, sot gjoja sepse nuk mbrojti “me trup” banoret e Astirit. Keta nuk shohin as korrupsionin, as dhunen e qeverise tek Astiri, por shohin pergjegjesine e opozites.

Deputetet e opozites shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as arme per tu perballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetem, te mbledhura nga kjo qeveri prej te gjitha aneve. PD eshte parti politike jo trupe militare. Me banoret e Astirit ne kemi nje marreveshje dhe do i qendrojme, cdo gje do ju kompensohet drejtesisht.

Sigurisht nuk ka “kompensim” qe mbulon dhunen dhe terrorin ndaj grave, femijeve e te moshuarve qe mbrojne strehen e tyre. Po te jeni te bindur qe neser do te kete shpagim jo vetem tek felliqesirat ne krye te shtetit por dhe tek sherbetoret e tyre qe sot paguhen me parate e grabitura shqiptareve per ti sherbyer atyre qe dhunojne e grabisin shqiptaret.

Sqaroj , per ke nuk e ka kuptuar; ky status nuk eshte per ata qe bashke me opoziten luftojne kunder kesaj qeverie kriminale e te korruptuar, por qe jane kritike dhe me opoziten, po per ata qe i sherbejne dhe lepihen gjithe diten pushtetit te Rames dhe menyren e preferuar per t’ju lepire Rames, kane berjen opozite ndaj opozites.

Shpërndaje
Share.

Komento