Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Opozita dorëzon dy kërkesa për informacion në bashkinë e Tiranës, Teliti

17:21 12/08/2024
Reading Time: 3 min lexim

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, Dorian Teliti dhe Xhonatan Pano kanë dorëzuar në bashkinë e Tiranës dy kërkesa për informacion.

Ata thanë se kërkesa e parë ka të bëjë me firmosjen e dy marrëveshjeve me dy kompani audituese Angleze dhe gjermane. Marrëveshjet, të cilat për qëllim kanë rritjen e transparencës  në këtë institucion, për nënkryetarin e këshillit bashkiak Dorian Teliti janë firmosur në terr të plotë për opozitën.

Një tjetër kërkesë e depozituar pranë bashkisë ka të bëjë me kërkesën për informacion të detajuar mbi auditimin e brendshëm të kryeqytetit për 8 vitet e fundit.

Demokratët thonë se nëse bashkia vijon të heshtë përballë kërkesës për transparencë të opozitarëve, atëherë ata do të marrin çdo hap të ligjshëm për zbardhjen e çdo procedure në këtë institucion.

PJESË NGA FJALA E TELITIT: 

Së bashku me kolegun Pano, kemi bërë dy kërkesa mjaft të rëndësishme në ekzekutivin e bashkisë së Tiranës , të cilët do të bëjnë transparencë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh në bashkinë e Tiranës.

Konkretisht, disa ditë më parë kemi dëgjuar me zë dhë figurë, kryetarin e bashkisë së Tiranës që ka kontraktuar dy kompani, njërën britanike dhe tjetrën gjermane  për të rritur procedurat e mirëqeverisjes brenda bashkisë dhe përmirësuar sistemet e auditit.

Nga dolën këto kompani?

Kush janë kompani?

Si u kontraktuan këto dy kompani?

Kur është shpallur procedura?

Kur është shpallur interesi nga vetë institucioni?

Cilat janë fondet e vëna në dispozicion për të paguar këto dy kontrata?

Cili është qëllimi i këtyre dy kontratave?

Nëse Erion Veliaj do të bëjë transparencë dhe të përmirësojë sistemet e transparencës brenda bashkisë së Tiranës, le ta fillojë duke bërë transparente këto dy marrëveshje, dy marrëveshje që ne sot, edhe të zgjedhurit bashkiakë, nuk kemi asnjë informacion.

A keni ju mediat informacion? A kanë qytetarët? Jo! dhe sot kemi dorëzuar dy kërkesa.

Njëra prej tyre, që unë po e prezantoj tani është pikërisht kërkesa për marrje informacioni dhe kopje të këtyre dy marrëveshjeve, të cilat janë të veshura nën petkun e heshtjes nga ana e godinës së bashkisë së Tiranës, për të cilat, po të mos kishte qenë vetë kryetari Erion Veliaj që t’i reklamonte, t’i bënte ato publike, ne nuk do të kishim sot asnjë informacion.

Kemi kërkuar sot kush janë personat që janë negociuar në emër të institucionit të bashkisë Tiranës për të lidhur këto marrëveshje.

Kush janë personat që janë marrë me negociatat? Kush kanë qenë ata që kanë vendosur termat e referencës, sepse asnjë informacion deri më sot nuk është bërë publik?

Ju e dini që para disa muajsh ka ndodhur një skandal në bashkinë e Tiranës, kur drejtorë të bashkisë janë arrestuar. Këto kompani që do të vijnë dhe të auditojnë madje, sipas Erion Veliajt, që do të auditojnë edhe sistemet e brendshme, a do të auditojnë gjë pagesat për inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë?

A do të auditojnë se si është e mundur që 29 kontrata janë lidhur midis godinës së bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, ku është po ai vetë përfaqësues i bashkisë së Tiranës?

A do të auditojë kjo kompani gjermane dhe kjo kompani angleze, se si është e mundur që paratë sot në Tiranës shpërdorohen dhe transparencë publike se ku shkojnë këto para, nuk ka?!

A do të auditojnë këto për faktin se pse kryetari i bashkisë refuzon të bëjë transparencë në institucion kur ai është i detyruar me ligj që ai të raportojë çdo muaj, që është Këshilli Bashkiak i Tiranës, në të cilin ai refuzon të marrë pjesë dhe të bëjë debatin serioz siç i ka hije çdo bashkia te kryeqytetit, debat midis mazhorancës dhe opozitës, midis përfaqësuesve dhe qytetarëve.

Ajo që ka ndodhur dhe që po ndodh në bashkinë e Tiranës është një gjë: abuzim dhe vetëm abuzim i hapur me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Ndaj ne sot kemi paraqitur një kërkesë, nga e cila do të mundohemi të marrim informacionin, ndonëse nuk kemi besim por megjithatë ne do të jemi përsëri këtu. Nëse pas dhjetë ditësh, Erion Veliaj bashkë me ekipin e tij dhe koordinatorin e tij të informimit për publikun, ne do të procedojmë ashtu si na e detyron edhe ligji, me hallkat e tjera, me Komisionerin e Informimit Publik dhe hallkat e tjera duke iu drejtuar institucioneve të gjykatës.

Etiketa: Dorian teliti

Të tjera

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet
Kryesore

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

Një shqiptar po përfundon në burg çdo dy ditë në Britani, sipas të dhënave të publikuara nga media britanike dhe...

12:29 08/04/2026
Para
Iu vra i biri, Nazmi Proga kërkon drejtësi: Nuk dua të mbyllet

Iu vra i biri, Nazmi Proga kërkon drejtësi: Nuk dua të mbyllet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
Përndiqte prej muajsh një 39-vjeçare dhe tentoi ta rrëmbente me forcë, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd

Përndiqte prej muajsh një 39-vjeçare dhe tentoi ta rrëmbente me forcë, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd

11:57 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.