Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Opozita zyrtarizon protestën e rradhës/ Basha: “Zgjedhje nuk do ketë, përballje popullore në gjitha format”

18:06 15/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme fronti opozitar ka përcaktuar 25 majin ora 19:00, si ditën e protestës së gjashtë kombëtare dhe e dymbëdhjeta që prej 16 shkurtit.

Lideri demokrat Lulzim Basha theksoi se qëndresa e qytetarëve do të vijojë kundër keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama, me qëllim  hapjen e perspektivës së vendit dhe anëtarësimin drejt BE-së.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se vendi është në një situatë kaotike. Basha u shpreh se jemi në kushtet e një grushti shteti, ndërsa tha se në Mbledhjen e Kryesisë së PD-së u vendos që të ketë përballje popullore kundër tiranisë së krimit në pushtet.

Basha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke thënë se në lista janë vendosur vrasës dhe përdhunues ose që kanë lidhje me elementë kriminalë.

“Gjatë ditës së sotme, PD-ja ka shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot Shqipëria ka kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës, i cili ka frikë nga zbardhja e dosjeve ku janë përfshirë kryeministri dhe banditët e Rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë.

Sot gazeta Bild ka treguar se kemi një qeveri që udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë, ka zbuluar sesi në përgjimet e Dibrës figuron vetë Edi Rama duke folur për të vjedhur vota. Zonja Gjylameti është vetë pjesë e votës 184, ndërsa zonja Spiropali duket se është pjesë e dosjes së Xibrakës. E vërteta që mbetet është që nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh se Rama ka vjedhur votat, se parlamenti është produkt i votës së vjedhur. Jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Rama ka caktuar kursin e përplasjes me popullin.

Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka vendosur. Kupola e Rilindjes ka vendosur si kandidatë vrasës, përdhunues, kandidatë të zgjedhur nga Ymer Lala në Dibër, që ka caktuar dy kandidatët. Shikoni çfarë zgjedhjesh bëjnë. Ymer Lala cakton dy kandidatët. Edhe formalisht vendi është me gjendje civile të masakruar. Regjistri i adresave është i masakruar, e dhe nga pikëpamja politike nuk ka zgjedhje. Votimi unanim i opozitës është përballje popullore me të gjitha format dhe mënyrat.” – tha Basha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashagrusht shtetiprotesta e rradhës

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Kandidatë për zgjedhjet lokalet, lirohen nga detyra dy prefektë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English