Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Operat nuk janë si bukët që i fut në furrë”/ Kompozimi i Operës së Skënderbeut, si Prenk Jakova i ktheu fjalën diktatorit Hoxha

16:43 13/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Nga: Dashnor Kaloçi

Kompozitori Prenk Jakova ishte me origjinë nga Gjakova, por i lindur dhe i rritur në qytetin e Shkodrës. Në moshën shtatëvjeçare, i nxitur nga i ati, u aktivizua në disa shfaqje teatrale me Shoqëritë artistike “Bogdani” e “Vllaznia” dhe, kur nuk ishte më shumë se 18-vjeç, u bë drejtuesi artistik i bandës muzikore të Liceut “Illyricum”.

Nxënësit e tij të parë ishin: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj.

Në shtatorin e vitit 1942, Prenka shkoi për studime në Itali, ku u regjistrua në Konservatorin e Muzikës “Santa Cecilia” të Romës, në degën e klarinetës, të cilin e përfundoi me rezultate të larta”.

Dhe, kur u kthye në Shqipëri, pak pas mbarimit të Luftës, u arrestua dhe u mbajt disa kohë në burg, pasi një vëlla i tij ishte vrarë duke luftuar kundra forcave komuniste.

Suksesi i madh i Prenkës është me vënien në skenë të operës së parë shqiptare, “Mrika”.

“Në prag të çeljes së Festivalit të vitit 1952, ishin formuar kushtet që në muzikën shqiptare të hidheshin hapa të mëtejshëm, të cilat duhet ta kalonin pragun e këngës. Kjo gjë vinte pasi ishin krijuar rrethanat me solistë të aftë dhe të përgatitur dhe me orkestër me formacion simfonik. Kështu, në qershorin e vitit 1952, u thirr poeti Llazar Siliqi që të shkruante diçka mbi Hidrocentralin që po ndërtohej mbi lumin Mat.

Në fillim ajo nisi si këngë dhe më pas mori formën e një veprimi me dy tablo të titulluar ‘Dritë mbi Shqipëri’, e cila u shfaq në korrikun e vitit 1952 në Tiranë. Ky ishte dhe embrioni i operës së parë shqiptare ‘Mrika’, që i filloi përgatitjet që nga data 2 maj e vitit 1958, ndërsa vënia në skenë filloi 12 nëntor të vitit 1958.

Provat për atë shfaqje bëheshin paralelisht në Shtëpinë e Kulturës, në Teatrin e vjetër dhe në Teatrin e ri ‘Migjeni’, pas orës 15:00, të cilat vazhduan deri në datën 27 nëntor që u dha prova e përgjithshme. Pas kësaj pune të lodhshme, më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e saj në Teatrin ‘Migjeni’ dhe pas disa shfaqjesh në atë qytet, më 27 e 28 dhjetor ajo u dha në sallën e Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë.

Në atë shfaqje asistoi dhe Enver Hoxha së bashku me pjesën më të madhe të udhëheqjes e trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në fund të shfaqjes doli në skenë Kadri Hazbiu, i cili pasi falënderoi të gjithë artistët e saj, ngriti një dolli të veçantë për Prenk Jakovën. Vënia në skenë e operës ‘Mrika’, pati një jehonë të madhe edhe jashtë Shqipërisë, si në Itali, Suedi, Çekosllovaki etj., gjë e cila u mësua prej letrave e telegrameve të shumta që i erdhën Prenkës nga ato shtete. Një personalitet i artit nga Praga, që merrej me historinë e operës botërore, me anë të një letre e përgëzoi Prenkën për suksesin e arritur me amatorët shkodranë dhe i kërkoi atij t’i dërgonte pamfletin, afishet, fotografitë e reklamat e shfaqjes”, ka shkruar në kujtimet e tij për suksesin e operës “Mrika”, i vëllai i Prenkës, Çesku.

Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operës së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës, Enver Hoxha u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun.

Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: “Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: ‘Mor shoku Enver, puna e operës nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë’. Pas përgjigjes së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën ‘Skënderbeu’”, kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën.

Pas atij takimi, Prenka filloi duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.

Ai e shkroi të gjithë muzikën e operës “Skënderbeu” dhe për disa muaj me radhë u mor vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë.

Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për vlerësimin i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit.

Ndonëse opera “Skënderbeu” u shfaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtrore të tij. Kjo gjë ndodhte në një kohë kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, e cila ia rëndoi së tepërmi gjendjen e tij shpirtërore.

Nga këto strese që iu krijuan, më 9 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm i dha fund jetës së tij në mënyrë tra, gjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës.

Në ceremoninë e varrimit të tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën e kishte krijuar vetë katër dekada më parë.

Krijimtaria muzikore që la Prenk Jakova, është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe krijimtaria e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Etiketa: enver hoxhaHistoriaOperaPrenk Jakova

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Asnjë mbështetje përveç statuseve në FB: Sportistët shqiptarë mezi sigurojnë kushtet minimale të jetesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.