Një tjetër person u arrestua në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’, i cili ishte shpallur në kërkim. Burime për “balkanweb”, bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Emanuel Gjura, 32 vjeç, banues në Lezhë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të riun.
Ai akuzohet për disa vepra penale si: “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Emanuel Gjura dyshohet si i përfshirë në grupin e strukturuar kriminal në fushën e kërkimit ekonomik, i goditur në operacionin VOL-VO, në tetor të vitit 2018.
Materialet proceduriale u janë kaluar Prokurorive kompetente për veprimet e mëtejshme.