Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni “Shpirti” ku u arrestuan 38 persona, PD: Gjithçka është bërë me bekimin e Ramës

15:51 05/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me operacionin “Shpirti”, i cili u finalizua pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme dhe homologët italianë. Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, sot ka ardhur një tjetër reagim nga selia blu nëpërmjet deputetit të zgjedhur Enkelejd Alibeaj. Në deklaratën e tij për shtyp, Alibeaj tha se çdo lëvizje, përfshirë edhe fikjen e radarëve, është bërë me “bekimin” e kryeministrit Edi Rama.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

“Operacioni i nisur nga Antimafia Italiane ka konfirmuar edhe njëherë se kanabizimi i vendit, kthimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Europës, ishte një projekt ogurzi nëpërmjet të cilit regjimi që sot mban peng Shqipërinë, kriminalizoi policinë, duke e kthyer në rojtare të parcelave të kanabisit dhe punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë, kriminalizoi institucionet, kriminalizoi ekonominë me pastrimin e parave të drogës dhe shkatërroi në mënyrë sistematike zgjedhjet, duke përdorur paratë e pista për të blerë vota.

Më shumë se 1 mijë e 400 herë Partia Demokratike ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet me organizatat kriminale dhe trafikun e drogës. Po kaq herë Saimir Tahiri është mbrojtur nga Edi Rama si “kampion i luftës ndaj krimit”. Koha na dha të drejtë. Sot para syve të shqiptarëve dhe botës mbarë, falë operacionit të Antimafias Italiane, shohim përsëri se pas kushërinjve të Saimir Tahirit, që me bekimin e ministrit dhe me makinën e tij trafikuan miliona euro hashash dhe se milionat eurove përdoreshin për blerjen e zgjedhjeve, radhën për të tronditur opinionin publik e kanë shoqëruesit e Saimir Tahirit.

Veprimet e tyre dëshmojnë se si, me urdhër politik, i gjithë shteti ishte vendosur në shërbim të trafikut të drogës, nga mbrojta e parcelave, te ngarkimi i gomoneve deri te fikja e radarëve. Fatkeqësisht, ndryshe nga sa deklaroi policia, shoqëruesit e Tahirit Agustin Deda dhe Hekuran Marku, nuk janë nën arrest. Arsyet për këtë janë të vetëkuptueshme. Arrestimi i tyre ekspozon Tahirin dhe Ramën.

Ky mashtrim i kryer për të mbrojtur urdhëruesit e kanabizimit të vendit, nuk është as i pari dhe as nuk do të jetë i fundit. Por përsëri koha do t’i jap të drejtë Partisë Demokratike, sikurse na ka dhënë të drejtë për një tjetër mashtrim publik, atë të radarëve. Të tre mashtruan për fikjen me porosi të radarëve. Sikurse dëshmon hetimi i antimafias italiane, radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës dhe fikja e tyre shpërblehej me 15 mijë euro.

Përballë hetimit të nisur nga Antimafia Italiane, Rama hesht. Hesht sepse çdo gjë që ka ndodhur në vitet e kanabizimit të Shqipërisë është bërë me lejen e Edi Ramës. Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kishte votuar në Parlament për të mos i dhënë leje prokurorisë për të arrestuar Saimir Tahirin në vitin 2017.

Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kërcënonte, transferonte, hiqte nga puna dhe burgoste oficerët e policisë që denonconin lidhjet e politikës me trafikun e drogës, si në rastin e Dritan Zaganit. Nëse nuk do të ishte kështu, pra nëse kryeministri nuk do të lejonte që me urdhër politik shteti të kthehej në një ndërmarrje të prodhimit të hashashit, Shqipëria e vogël nuk do të renditej e para në Europë dhe e gjashta në Botë për prodhimin e hashashit, sikurse tregojnë edhe raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nëse nuk do të ishte kështu, Edi Rama nuk do të lejonte pastrimin e parave të drogës në përmasat e tmerrshme që ka marrë në Shqipëri, duke kapur shifrën 1.6 miliardë euro pikërisht në vitet e lulëzimit të kanabisit në mbarë vendin, sikurse tregon raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar. Për çdo shqiptar e vërteta është fare e qartë, asgjë nuk ka ndodhur pa lejen e Edi Ramës.

Kësaj të vërtete nuk mund t’i shmanget as SPAK, i cili duhet të hetojë sa më parë përfshirjen e ministrave, zyrtarëve të lartë dhe vetë Edi Ramës në projektin politik të kanabizimit të vendit dhe dorëzimin e Shqipërisë në duart e trafikantëve të lidhur me politikën. Partia Demokratike ka denoncuar me fakte se modeli i regjimi i ndërtuar nga Edi Rama i ka rrënjët te fushat e kanabisit, te trafiku i drogës, te futja e kriminelëve në politikë dhe te vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Ne nuk jemi dorëzuar përballë këtij regjimi, në nuk do dorëzohemi deri ne çmontimin e tij! Prandaj, bashkë me shumicën e shqiptarëve dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar, ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë zhbërjen e këtij modeli që shkatërron institucionet dhe me paratë e krimit vret demokracinë”.

Etiketa: Operacioni Shpirtipd

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe tre raste të reja në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe tre raste të reja në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.