Skip to content
Kryesore

Operacioni “Flagranca”/ Arrestohet 18-vjeçari me lëndë narkotike

· 1 min lexim

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, duke arrestuar një 18-vjeçar me iniciale J. S.

Gjatë kontrollit fizik, u sekuestruan një celular dhe dhjetëra doza të lëndës narkotike të dyshuar kanabis sativa, të cilat i arrestuari i kishte përgatitur për shitje.

Operacioni u zhvillua nga sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara përmes kanaleve operative. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.