“Vdekja falas! Protesto! Nesër mund të jesh ti!” Nën këtë moto do të mbahet protesta e dytë para ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me skandalin tek Onkologjiku. Sipas njoftimit protesta do të mbahet nesër në orën 19:00 para godinës së ministrisë së Shëndetësisë, në rrugën e “Kavajës”.
Këto protesta erdhën pas hetimit të Prokurorisë së Tiranës mbi skemën e mashtrimit se si mjekët e Spitalit të Onkologjikut bënin pazar me jetën e të sëmurëve me kancer. Në përgjime dilnin mjekët të cilët nuk iu jepnin shërbim të sëmurëve me kancer, duke neglizhuar, por edhe I drejtonin ato drejt klinikave të tyre private.
Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar
Në këtë vend, skandalet ndryshojnë emër, por personazhet mbeten të njëjtë. Sot quhet përmbytje, dje quhej mbetje toksike. Por skema...








