OBSH me mesazh të fortë për koronavirusin: Ta “shtypim” pandeminë, ka akoma shpresë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

GJENEVË

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi nga Gjeneva se ekziston një “hapësirë e madhe globale” në mes fondeve që duhen për luftim të koronavirusit, dhe fondeve që janë ndarë për këtë çështje.

Kjo deklaratë e tij vjen në kohën kur në botë regjistrohen më shumë se 20 milionë persona të infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 729 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë tashmë, raportojnë mediat globale.

Sa i përket të infektuarve me Covid-19, raportohet se kemi raste në mbi 210 shtete e territore, ndërsa rastet e para kanë qenë në Kinë, në dhjetor 2019.

“Tre muajt e ardhshëm paraqesin një dritare tejet të rëndësishme të mundësisë për të rritur ndikimin e Iniciativës ‘Mjetet për qasje ndaj COVID-19”. Për ta shfrytëzuar këtë mundësi, neve na duhet t’i rrisim fondet për këtë Iniciativë dhe të kthejmë në prioritetet përdorimin e mjeteve të reja.

Vetëm për vaksinë nevojiten më shumë se 100 miliardë dollarë. Kjo është shumë e madhe e të hollave dhe në fakt është. Mirëpo është shumë e vogël në krahasim me 10 trilionë dollarë që janë investuar nga shtetet e G20-ës, si stimuj për t’u përballur me pasojat e pandemisë deri më tani”, ka shtuar ai, duke iu referuar grupit të 20 vendeve më të industrializuara.

Tedros megjithatë shtoi se ekziston shpresë për të gjithë këtë situatë, që ajo të mund të përmirësohet.

“Nuk është asnjëherë vonë për të mposhtur pandeminë e koronavirusit. Mesazhi im është ta shtypim, ta shtypim, ta shtypim”, vlerësoi kreu i OBSH.

Mjeku, Mike Ryan, që është në krye të programit të OBSH-së për emergjenca, tha se Covid-19 ka tri cilësi, është i thjeshtë, brutal e shumë mizor.

“Është brutal në thjeshtësinë e tij, është brutal nga mizoria e tij. Por koronavirusi nuk ka mendje. Ne kemi mendje e tru. Ne mund të mposhtim dicka e cila nuk ka tru, por njerëzimi nuk po bën sa duhet për këtë gjë”, vlerësoi mjeku Ryan.

Shpërndaje
Share.

Komento