Numri i të infektuarve me koronavirus në Itali po rritet çdo ditë e më shumë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Itali numri i të infektuarve me koronavirus vijon të rritet çdo ditë, ndërsa ai i viktimave ka pësuar ulje.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 1.851 raste të reja.

Po ashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 19 persona.

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në  35,894 ndërsa numërohen në total 314,861 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Ndërkohë  deri më tani në Itali janë shëruar 227,704 persona dhe numri  i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 280 pacientë.

Shpërndaje
Share.

Komento