Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Elbasanit është thuajse i përmbyllur, me 505 nga 508 qendra votimi të numëruara deri më tani.
Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të ndjeshme për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 61% të votave dhe siguron 10 mandate.
Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore ndodhet në vendin e dytë me 29%, duke marrë 4 mandate.
Ndërkohë, partitë e tjera nuk kanë arritur të sigurojnë përfaqësim në Kuvend, megjithëse disa kanë kaluar pragun për financim:
• Nisma Shqipëria Bëhet – 4%
• Partia Mundësia – 2%
• Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 2%
• Partia Socialdemokrate (PSD) – 1%
• Lëvizja Bashkë – 1%
• Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 0%