Numërimi i kandidatëve preferencialë në të gjithë vendin ka filluar ditën e sotme. Pas përfundimit të numërimit për subjektet politike, grupet e numërimit të vendosura në çdo KZAZ do të nxjerrin rezultatet për çdo kandidat për deputet në të gjithë vendin.
Ndërkohë që në disa zona ka përfunduar, si Pustec, Kolonjë, Delvinë. Janë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur që presin rezultatin. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përfitohen 36 mandate ligjvënësish.
Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhja e kandidatëve preferencialë ishin risia e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime më 25 prill për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar dje të gjitha KZAZ në të gjithë vendin që të fillonin sot në orën 09:00 procesin e numërimit për kandidatët për deputetë. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e KQZ.Numërimi në Shkodër, Benet Beci kryeson nga kandidatët e PS, tek PD më shumë vota ka Bardh Spahia
Ora 10:40 Numërimi vijon edhe në Shkodër, teksa në Pukë e në Fushë-Arrëz është mbyllur tashmë. Benet Beci është kandidati më i votuar nga PS me 3729 vota, kurse nga PD është Bardh Spahia me 3711 vota.
Beci pasohet nga Paulin Stërkaj, Ilir Beqaj dhe Edona Bilali.
Nga PD, Bardh Spahia pasohet nga Lodovik Hasani 3451 kurse i treti është Helidon Bushati 2997.
26 kuti të numëruara nga 1243, Belinda Balluku më e votuara nga PS në Tiranë, nga PD kryeson Belind KëlliçiOra 09: 39 Në kryeqytet sipas KQZ janë numëruar vetëm 26 QV, teksa deri më tani dukshëm kryeson Belinda Balluku e PS e cila ka marrë 2 mijë e 140 vota. Gjithë kandidatët e tjera kanë vota me 3 shifra, ku spikat Fatmir Xhafaj me 622 vota.
Nga PD ndërkohë kryeson Belind Këlliçi me 883 vota, ndjekur nga Lulzim Basha me 279 vota, Agron Shehaj 193 dhe Oriela Nebiaj me 155 vota.
Tirana në total ka 1 mijë e 243 QV dhe deri më tani janë numëruar vetëm 26 të tilla.
Niko Peleshi kryeson listën e kandidatëve në Korçë, nga PD më i votuari Salianji
Ora 09:23 Niko Peleshi është dukshëm kandidati më i votuar në Korçë deri tani. Ministri i Mbrojtjes ka marrë 10 mijë e 235 vota, ndjekur nga Olta Xhaçka me 3 mijë e 754.
Nga lista e PD deri më tani kandidati më i votuar rezulton Ervin Salianji me 4 mijë e 886 vota, ndjekur nga Andrea Mano me 4 mijë e 590 vota dhe ish-kryebashkiaku i Devollit me 3 mijë e 721 vota.
Kurse Edmond Spaho deri tani ka 2 mijë e 295 vota.
Numërohen mbi 100 QV në Lezhë, Mark Marku më i votuari deri tani, nga PS Lindita Nikolla në balotazh me Gentian Malotajn
Ora 08:42 Mark Marku i PD rezulton të jetë kandidati më i votuar me 3 mijë e 559 vota pas numërimi të 107 QV-ve në Lezhë.
Në vend të dytë për demokratët rezulton Agron Gjekmarkaj me 1 mijë e 858 vota.
Nga socialistët, më të votuarit janë ish-ministrja Lindita Nikolla me Gentian Malotajn ,secili nga 3 mijë e 251 vota, ndjekur nga Eduard Ndreca me 3 mijë e 104 vota.
‘Surprizë’ në Delvinë, Anila Denaj kandidatja më e votuar, lë pas Ramën e Gjiknurin. Ja kush kryeson nga PD
Ora 08:23 Anila Denaj ka rezultuar kandidatja mëe votuar në Bashkinë e Delvinës. Kandidatja socialiste ka marrë 1 mijë e 234 vota, kurse Rama 183.
Madje kryetari i PS rezulton i treti, pasi i dyti është Niko Kuri me 234 vota nga socialistët. Ilir Metaj më pas ka marrë 95 vota.
Nga PD, më i votuari rezulton Julian Zoto me 581 vota, ndjekur nga Ina Zhupa me 278, Gëzim Ademaj 119, Bujar Leskaj me 73 dhe Fatjon Veizaj me 63.