Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk zbatuan urdhërin për ndalim qarkullimi dhe kundërshtuan policinë/ Arrestohen 4 persona, u hiqet patenta 245 shoferëve

11:34 17/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Policia ka vijuar me kontrollet për zbatimin e masave shtrënguese për shkak të koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, Cërrik, Fier e Dibër, 4 drejtues mjetesh, ndërsa është proceduar penalisht një pasagjer.

Gjithashtu në zbatim të aktit normativ të datës 15 mars, u është hequr leja e drejtimit 245 shoferëve, për shkelje të urdhërit të ndalim-qarkullimit.

Sipas policisë 33-vjeçarit M.K., lindur në Tropojë dhe banues në Durrës, iu gjetën me vete 12400 franga zviceriane, një thikë dhe disa karta banke zviceriane.

Ai u arrestua në Vorë, pasi tentoi të arratisej, duke goditur edhe dy makina policie.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e ndalim qarkullimit të automjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, Cërrik, Fier e Dibër, 4 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 pasagjer.

Sekuestrohen nga Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, 12.400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta bankash zvicerane.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 245 drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit dhe janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi E. K.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës i kanë dhëne shenjë për të ndaluar mjetit tip BMË me targa të huaja, në dalje të kryeqytetit, me drejtues shtetasin M. K, por ky i fundit nuk i është bindur dhe ka shtuar akoma më shumë shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme, duke u bërë rrezik serioz për veten dhe punonjësit e Policisë Rrugore, ku në tentativë për t’u larguar, ka goditur dy mjete të Policisë Rrugore të Tiranës, që po e ndiqnin pa ndërprerje, deri sa ka braktisur mjetin në një rrugë rurale në afërsi të Vorës dhe janë larguar në këmbë, por falë ndjekjes nga afër janë prangosur nga efektivët e rrugores, të dy personat dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore e procedurale.

Gjatë kontrollit në mjet dhe në trup, Policia gjeti dhe sekuestroi 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emër të shtetasit M. K.

Arrestimi i shtetasit M. K., u bë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa vëllai i tij shtetasi E. K. është proceduar penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Në Cërrik, shtetasi G. Dh., 40 vjeç, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shalës”, Belsh. Edhe në momentin e kapjes dhe gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është prangosur dhe shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në Fier, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 29 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Në Dibër, nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. ZH., 23 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, u kap duke drejtuar automjetin tip furgon, pa dokumentacion dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.

DurimBashkëDoJaDalim👮🏻♀🤝👨⚕

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi heqje patente për tre vite për të gjithë ata që thyejnë urdhërin e ndalim qarkullimit.

Gjithashtu të gjithë mjetet që duan të leëvizin në fashat orare të përcaktuara, duhet të pajisen me autorizim nga policia.

Etiketa: koronavirusndalim qarkullimipoliciashofere

Të lidhura

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Para

Kamioni me bombola oksigjeni mbërrin te Infektivi, shtohen të dyshuarit me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.