Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk zbatuan masat ndaj COVID-19/ Hiqen 8 patenta, gjobiten edhe 157 qytetarë

11:12 30/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Policia ka vijuar me kontrollet për zbatimin masave të vëna nga qeveria për parandalimin e COVID-19.

Në 24 orët e fundit, janë ndëshkuar 8 shoferë me heqje patente dhe bllokim të mjetit.

Gjithashtu janë gjobitur me 10 mijë lekë 157 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa arsye emergjence.

Njëkohësisht është ndëshkuar me 500 mijë lekë një shtetas, pasi u fut pa leje në ambjentet e urgjencës mjekësore, për të parë familjarin e tij.

Gjoba janë aplikuar edhe për 7 njësi tregtie, që nuk zbatuan orarin e mbylljes.

Që nga dita e sotme ndërkohë, qytetarët duhet të aplikojnë në portalin e-albania për të dalë për të blerë ushqime dhe vetëm një person nga familja e ka të drejtën brenda 24 orëve.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 157 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është ndëshkuar me masë administrative 500 000 lekë, 1 shtetas, pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore, për të parë familjarin e tij.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Nga sot e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Aktualisht në vendin tonë, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 223.

Nga këto 44 pacientë janë shëruar ndërsa 11 kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit, u shënuan 11 raste të reja nga 90 testime të kryera.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid19patentapolicia

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

I moshuari me COVID-19 në Durrës, dyshohet se u infektua nga djali dhe nusja që punojnë në call center

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English