Skip to content
Politikë

Nuk të akuzoj për paaftësin/ Proda ironizon Nokën

· 1 min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dëshmuar këtë të mërkurë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku është përballur me pyetje nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Noka ngriti akuza ndaj policisë, duke thënë se ajo drejtohet nga krimi i organizuar, ndërkohë që pyeti Prodën për situatën e sigurisë në vend.

Në përgjigjen e tij, Proda u shpreh shkurtimisht dhe e thumboi Nokën, duke i kujtuar se kishte kaluar të gjithë filtrat e sigurisë dhe kishte marrë certifikatën përkatëse, përfshirë kalimin e vetingut.

Ai theksoi se gjatë periudhës kur Noka ka qenë ministër i Brendshëm, numri i vrasjeve ka arritur nivelet më të larta historike.

“Kur ti ishe ministër, ishte numri më i lartë i vrasjeve, por nuk të akuzoj për paaftësi, por veten që nuk i kam parandaluar kur isha specialist,” tha Proda.

Nga ana tjetër, Noka iu përgjigj duke theksuar se numri i vrasjeve gjatë periudhës së tij si ministër ishte i lartë, por kjo ishte për shkak të transparencës në manipulimin e statistikave, duke i vënë theksin faktit që ato ishin të pastra dhe të papërpunuara.