Nuk kishte paguar 12 mijë lekë drita, detaje të reja nga vetëvarja e 43-vjeçarit te burgu “313”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në burgun “313” në Tiranë, ku Bilbil Hasani vari veten me çarçaf.

Sipas raportimeve, 43-vjeçari u vetëvar në banjon e qelisë, ku po qëndronte prej muajsh.

“Neësmbomb” shkruan se ai ishte babi i katër fëmijeve, banonte në Kamëz dhe ishte me origjinë nga Kukësi.

Shkak për arrestimin e tij janë bërë 12 mijë lekë të vjetra energji të vjedhura.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe avokati Saimir Vishaj.

Në një lidhje telefonike me “Newsbomb”, ai është shprehur: “Tmerr, nuk mund të mbahet njeriu në burg për 12 mijë lekë të vjetra. Ishte baba i katër fëmijëve. Kishte katër muaj që rrinte në arrest me burg dhe priste për 1 vendim gjyqësor”.

Shpërndaje
Share.

Komento