Ka ngecur në rrjetën e Vetting-ut ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdaramataj. Ka qenë Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) që e ka përjashtuar me anë të një vendimi nga sistemi në Drejtësi.
DY SMS – Dy mesazheve telefonike të dëguara nga një numër telefoni Vodafone me datë 27 korrik 2017 në orën 22:03 të mbrëmjes, vendosën të ardhmen e karrierës së prokurorit Besim Hajdarmata. Komisioneri Publik, Dariel Sina, pretendon se mesazhet janë dërguar nga një numër telefoni i përdorur nga prokurori dhe ato konfirmojnë kontaktet e tij me një peson të inkriminuar.
Hajdarmataj e kundërshtoi pretendimin e Sinës dhe pretendoi se numri në fjalë nuk është përdorur kurrë nga ai por i përket një personit tjetër. Mesazhet në fjalë janë pjesë të dhënave të një CD-je të re me tabulate telefonike të dërguara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga kompania Vodafone.
Përmbajtja e kësaj CD-je është dhe shkaku që çoi në shtyrjen e shpalljes së vendimin të Kolegjit për ankimin e Komisionerit Publik kundër konfirmimit në detyrë të Hajdarmatajt me 29 korrik.
Ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata u konfirmua në detyrë me 16 tetor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Menjëherë pas zbradhjes së vendimit Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit publikoi rekomandimin duke kërkuar që Komisioneri Publik ta ankimonte vendimin.
Për arsye objektive, Komsioneri Publik Dariel Sina nuk ishte prezent gjatë seancës dëgjimore dhe ai u përfaqësuar nga kolegu i tij, Florian Ballhysa. Ndërkohë, subjekti i rivlerësimi ishte prezent në gjykatë sëbashku me avokaten e tij, Romina Zano.
Anikimi kundër Hajdarmatajt po gjykohet nga trupa e udhëhequr nga Rezarta Schuetz, me relatore gjytaren Ina Rama dhe anëtarë gjytarët Sokol Çomo, Ardiana Hajdari dhe Albana Shtylla.
Ballhysa dorëzoi në Kolegj qëndrimet me shkrim të përgatitura nga kolegu i tij Dariel Sina në lidhje me tabulatet e reja. Duke e përmbledhur qëndrimin e Komisionerit Publik ai tha se është vlerësuar përmbajtja e informacionit të dërguar në KPA dhe “shkaku i ankimit konfirmohet nga të dhënat”
“Ka pasur komunikimi midis subjektit dhe personit përkatës,” tha Ballhysa, i cili shtoi se ky fakt cënon besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.
Ndërkohë, avokatja Romina Zano pretendoi se kishte pasaktësi në qëndimin e Komisionerit Publik, pasi ishte e paqartë nëse i referohej tabulateve të dorëzuara në Kolegj me 30 korrik apo të dhënavë telefonike të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Hajadarmataj ndërkohë insistoi se numri i telefonit ku ishin dërguar dy mesazhet, nuk ishte në përdorim nga ai.
“Ky numër nuk është regjistruar në emrin tim dhe nuk ka qenë në përdorim nga ana ime,” tha ai. Prokurori gjithashtu theksoi se sipas të dhënave të amdinistruara nga kompania Vodafone ky numër ishte përdorur në Fier. “Në gjithë jetën time kam qenë në Fier gjysëm ore,” shtoi ai, duke theksuar se edhe pëmbajtja e tabulaeve shugjeronte se ky numër nuk ishte i tij.
Më tej subjekti i rivlerësimi deklaroi se e kishte të paqartë nga e kishte marrë informacionin Komisioneri Publik që ky numër mund ti përkiste atij. Hajdarmata shtoi se në dosje nuk kishte të dhëna mbi këtë numër dhe mbi numrin me të cilin ishin shkëmbyer mesazhet.
Ai u ankua se të dhëna të ardhura nga denoncimet anonime në Kolegj po paraqiteshin nga komisioneri dhe vëzhguesi ndërkombëtar si prova duke i dëmtuar imazhin e tij publik.
Anëtari i trupës gjykuese, Sokol Çomo e pyeti Komisionerin Publik nëse informacioni i përmbajtur në tabulatet e dërguara nga Vodafone me 30 korrik ishte administruar më parë nga KPK. Ndërkohë, edhe avokatja Zano kërkoi sqarime në lidhje me ato që ajo i cilësoi si pasaktësi në qëndrimin me shkrim të Komsionerit Publik, Dariel Sina.
Kolegu i tij prezent në sallë kërkoi kohë të përgjigjej, pasi të komunikonte me Sinën.
Gjykata u tërhoq për tu rimbledhur në orën 13:00, ku u lexuan dhe përgjigjet e Komisionerit Publik. Duke lexuar përgjigjet e kolegut të tij që nuk ishte prezent në sallë, Ballhysa tha se ankimi ishte bazuar në aktet e sjella nga KPK dhe në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sa i përket indetifikimit të numrit të dytë të subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik deklaroi se ai ishte deklaruar nga vet Hajdarmata në deklaratën periodike të interesave private në ILDKPKI në vitin 2016.
Ndërkohë identifikimit i numrit të personit me të cilin ai akuzohet se ka shkëmbyer mesazhe, me iniciale M.L, Komisioneri Publik është bazuar në aktet e deklarimeve të tij përpara Prokurorisë së Kurbinit në vitin 2010.
Hajdarmata kërkoi kohë të njihet me deklaratën e tij periodike të vitit 2016. Kolegji, duke i paraprirë kërkesës kishte sjellë një kopje të deklaratës në seancë.
“Kam sjellë një kopje të deklaratës ku e kam ngjyrosur me ngjyrë rozë numrin,” tha kryesuesja Rezarta Schuetz, përpara se t’ia dorëzonte Hajdarmatës.
Pas një momenti hutimi, Hajdarmataj deklaroi se numri ishte një lapsus i tij, pasi kishte pasur një numër tjetër me të njejtat numra por me 067 dhe jo me 069. I pyetur nga Kolegji, subjekti deklaroi se nuk e njihte zonjën E.M, në emër të së cilës ishte regjistruar numri i telefonit.