“Nuk je nga ata që tërheq Rama për hundësh”/ Deputeti i opozitës përplaset me Ruçin, e akuzon për shkelje të rregullores

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e opozitës kishin kërkuar ditën e sotme interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për Alvin Berishën, vogëlushin që ndodhet në kampin Al-Hawl në Siri.

Mungesa e Ramës dhe delegimi i kompetencave, ministres për Marrëdhëniet me Parlamentit,  Elisa Spiropali, ka nervozuar demokratët.

Deputeti Andi Përmeti, iu drejtua kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke i thënë se ka shkelur rregulloren.

“Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu”, tha ai.

Ruçi ndërkohë tha se Rama ka të drejtë ta delegojë çështjen e interpelancës dhe nuk ka asnjë shkelje të rregullores.

“Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament”, deklaroi Ruçi.

Përmeti iu kundërpërgjigj Ruçit duke thënë se kryeministri ka të drejtë ta delegojë intepelancën, por jo kur thirret në cilësinë e ministrit të Jashtëm.

“Kryeministri ka të drejtë ta delegojë kur interpelanca kërkohet me kryeministrin, por unë e kërkova interpelancën me zotin Rama si ministër, pra ministri nuk ka të drejtë ta delegojë interpelancën”, u shpreh Përmeti.

Ndërsa ministrja Spiropali deklaroi, se kampi ku ndodhet Alvini është i sigurtë.

Shpërndaje
Share.

Komento