“Nuk jam në presion” Xhezair Zaganjori pret i qetë vendimin e vetingut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka folur pas seancës së KPA-së.

Ai u shpreh se vetingu me të ka më shumë se një vit që vazhdon. Gjithashtu Zaganjori u shpreh se as nuk mund ta gjykojë dot këtë proces, pasi do që t’i përmbahet ligjit.

Më tej, ai tha se është i qetë sepse është përpjekur të bëjë më të mirën, jo vetëm në paraqitjen e dokumentacionit por edhe në përgjigjjen e të gjitha pyetjeve.

“Duhet të presim që Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim pretendimet e mia dhe Komisionerit Publik. Si unë si ju do të presim datën 26 për të marrë përgjigje. Unë theksova faktin se gjatë hetimit administrative, edhe gjatë gjykimit në seancë, dokumentet që janë kërkuar nga Komisioneri Publik unë i kam dhënë.

Unë paraqita dokumentet dhe menjëherë më datë 10 korrik, dsia prej tyre janë cilësuar sikur s’kanë vlerë. Ata kanë vlerë, kanë vula, unë mendoj se duhet të merren në konsideratë. Ai që vendos është Komisioneri Publik”, tha ai.

Xhezair Zaganjori u shpreh se nuk ndihet aspak në tension apo në presion, pasi synohet që të bëhet reformë dhe se në zyrë do të rrijë aq sa t’ja lejojë ligji.

“Ka më shumë se 1 vit që jam në proces vettingu. Sigurisht që synohet të bëhet reformë dhe ne kemi për detyrë që të respektojmë këtë proces.

Unë nuk e ndjej veten në presion.  Gjykata e Lartë nuk funksionon për shkak të proceseve që dihen. Unë do të rri në atë zyrë për sa kohë më lejohet me ligj.

Për shkak edhe të funksionit që kam, unë jam munduar që të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë në përgjigjet që kam dhënë. Procesin nuk e vlerësoj dot unë.”, deklaroi Zaganjori.

Shpërndaje
Share.

Komento