Skip to content
Të Gjitha

Nuk i shpëtoi tërmetit, Muzeu Kombëtar mbyll dyert

· 1 min lexim

Tërmeti i datës 26 nëntor, shkaktoi dëme të shumta edhe nëpër disa institucione të rëndësishme.

Një ndër to ishte edhe Muzeu Historik Kombëtar, i cili është mbyllur me urdhër të ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Mirëpo ende nuk është bërë asnjë njoftim publik, shkruan “Shqiptarja.com”.

Disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare të Durrësit, kishin ardhur sot për të vizituar muzeu.

Njëri nga drejtuesit e institucionit i ka sqaruar, se muzeu do të hapet pasi të riparohen dëmet nga tërmeti.

Mësohet se muzeu do të qëndrojë i mbyllur, derisa të kryhet akt-ekspertimi.