Nuk i ndal as koronavirusi, vëllezërit në Peshkopi plagosin me sende të forta komshiun dhe djalin e tij

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një konflikt në Peshkopi mes 4 personave, për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja për jetën.

Dy vëllezërit L.D. 24 vjeç dhe Xh.D., 20 vjeç, plagosën me mjete të forta komshiun e tyre K.N. dhe djalin e tij.

Menjëherë dy vëllezërit u arrestuan nga policia për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

 Njoftimi i policisë:

Dibër

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes disa personave

Vihen në prangat e Policisë 2 vëllezër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht:

  1. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri – tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento