“Nuk i kemi harruar kërcënimet”, Borchardt inkurajon gazetarët: Bëni më të mirën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, gjatë fjalës së tij në Forumin e Zhvillimit të Mediave, vuri theksin tek platformat online.

Sipas tij, media online është zhvilluar shumë gjatë viteve të fundit dhe disa prej tyre janë të njëanshme.

Më tej Borchardt tha se mediat online përdorin edhe informacion të pavërtetë, ndërsa pronarët e tyre nuk dihen.

Një tjetër çështje ku u ndal Borchardt, ishte edhe kërcënimi i gazetarëve.

Ai u shpreh, se OSBE nuk i ka harruar dhe është duke i ndjekur si çështje.

Në lidhje me ndryshimin e ligjit mbi median, ambasadori ofroi mbështetje, ndërsa inkurajoi gazetarët, që të bëjnë më të mirën e tyre.

“Media on-line është zhvilluar shumë kohët e fundit në krahasim me vitet e kaluara dhe kemi vënë re një zhvillim të madh të medias online. Kemi projektet tona lidhur me median. Sa i përket progresit kanë qenë çështje të cilat duhet të adresohen dhe është e rëndësishme që duhet t’i jepet mbështetje profesionalizmit. Kemi thirrur ekspertët për të dhënë rekomandimet për këtë çështje  sa i takon ndikimeve të medias,  ka disa faqe në internet që përdorin informacion të ndikueshëm të anshëm dhe të pavërtetë dhe pronarët e tyre nuk dihen se kush janë. Ne  nuk mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste që gazetarët  janë kërcënuar dhe ne e kemi ndjekur nga afër këtë çështje.Këto çështje janë të rëndësishëm për t’u ndjekur dhe janë shumë e rëndësishme ndryshimet në ligjin mbi median. Kemi përfaqësues të  medias së lirë për të zhvilluar më në detaj dhe do japim mbështetjen tonë për profesionistët e medias. Inkurajojmë gazetarët të bëjnë më të mirën e tyre dhe ne kemi dhënë rekomandimet e tyre sa i përket medias, mbi të gjitha mbi transparencën dhe ndaj profesionalizimit në media. Këto janë disa çështje që nuk kanë të bëjnë vetëm me qeverinë, por janë detyrat që janë edhe për gazetarët”, tha ai.

Shpërndaje
Share.

Komento