Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Nuk guxojmë të heqim dorë nga bisedimet’,Osmani flet në lidhje me ‘ngërçin’ me Bullgarinë

19:26 20/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Maqedonia e Veriut, bazuar në zhvillimet fundit me Sofjen sa i përket kontestit lidhur me të kaluarën historike, por edhe polemikat së fundi pas hapjes së një qendre kulturore bullgare në qytetin e Manastirit, ka fare pak gjasa që në qershor të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve bullgarë se Sofja ka refuzuar propozimin e fundit për zgjidhjen e kontestit, për përmbajtjen e të cilit opinioni ende nuk është njoftuar në detaje.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë njoftuar se bëhet fjalë për një propozim të Portugalisë, gjatë presidencës së këtij vendi me BE-në, që nuk cenonte gjuhën maqedonase dhe që garantonte zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, të arritur më 2 gusht të vitit 2017.

Pavarësisht kësaj, Osmani ka thënë se përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet të dyja vendeve do të vazhdojnë, pasi përveç BE-së, s’ka alternativë tjetër për Maqedoninë e Veriut.

“Unë nuk them se bisedimet do të nisin në qershor. Por, unë them se ne duhet të punojmë pasi nuk kemi alternativë tjetër. Ne, mund të heqim dorë nga bisedimet, siç bëmë me Greqinë para 15 vjetëve, që t’i humbim 15 vjet dhe sërish të ulemi dhe të bisedojmë. Ne, duhet të kishim mësuar nga e kaluara. Ne nuk guxojmë të heqim dorë, do të vazhdojmë me bisedimet dhe asgjë nuk do të shkojë në dëm të interesave të qytetarëve tanë. Çfarëdo që mund të arrihet do të jetë në kornizat e deklaratës së miratuar në Kuvend”, ka deklaruar Osmani.

Sa i përket hapjes së qendrës kulturore bullgare në qytetin e Manastirit e që do të mbajë emrin e Vanço Mihajllovit, një personaliteti historik bullgar, që kishte luftuar përkrah fashistëve në Luftën e Dytë Botërore dhe që ishte angazhuar për dy shtete (Bullgarinë dhe Maqedoninë) dhe një popull bullgar, Osmani ka thënë se bëhet fjalë për një provokim nga Sofja për të krijuar alibi, sipas tij, se Maqedonia e Veriut nuk respekton të drejtat e bullgarëve.

“Për ne ishte shumë me rëndësi që të mos biem në kurth të kësaj alibie që të marrim vendime, të cilat mund të rrënonin politikën tonë të shprehjes së lirë të qytetarëve sa i përket bindjeve të tyre mbi të kaluarën e kështu me radhë”, ka thënë Osmani.

Por, opozita vlerëson se Qeveria maqedonase me lejimin e hapjes së një qendre kulturore me emrin e personalitetit të kontestuar, i ka lejuar Sofjes që në territorin e Maqedonisë së Veriut të kontestojë shtetin dhe popullin maqedonas.

Sipas VMRO DPMNE-së, Qeveria bullgare nuk është e interesuar për zgjidhjen e kontestit.

“Qeveria bullgare, me mënyrën dhe qasjen e saj ndaj problemit me Maqedoninë e Veriut, punon kundër arritjes së zgjidhjes së kontestit dhe në këtë mënyrë amniston veten nga përgjegjësia që ka ndaj institucioneve evropiane. Me një politikë të tillë, bullgarët vazhdojnë ta mohojnë popullin dhe shtetin maqedonas”, thotë Gjorgjia Sajkoski, sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së.

Risto Nikovski, njohës i çështjeve ndërkombëtare nuk pret që të ketë një zgjidhje të kontestit meqë, sipas tij, sikur Bullgaria të dëshironte një gjë të tillë, në këtë rast do të mjaftonte Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë.

“Situata është shumë absurde. Ne kemi marrëveshje për miqësi që po del të jetë marrëveshje për armiqësi, për mosbashkëpunim dhe jo fqinjësi në bazë të së cilës Bullgaria ka vendosur bllokadë. Nëse do të kishte vullnet të mirë nga Qeveria bullgare, kjo marrëveshje do të mjaftonte që dy vendet fare të mos kenë kontest”, ka thënë Nikovski.

Në nëntor të vitit 2020, Bullgaria i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Heqjen saj kushtëzon me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për çështjet e identitetit të maqedonasve, të kaluarën historike mes dy vendeve dhe së fundi me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut./REL/

Të tjera

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online
Bota

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

Një investigim i BBC ka zbuluar një praktikë shqetësuese në disa prej kryeqyteteve të jetës së natës në botë, ku...

22:05 04/02/2026
Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi
Bota

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbi, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një...

12:58 29/01/2026
Para
“Drejtonte organizatën e trafikut të kokainës”, prokuroria belge kërkon 8 vite burg për Ramazan Rrajën

“Drejtonte organizatën e trafikut të kokainës”, prokuroria belge kërkon 8 vite burg për Ramazan Rrajën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
Gazeta turke: Edi Rama, një kloun antipatik!

Gazeta turke: Edi Rama, një kloun antipatik!

13:54 06/02/2026
Diplomati Nesho: Edi Rama dhe Tony Blair, aleancë e errët që ka ndikuar vendimmarrjen

Diplomati Nesho: Edi Rama dhe Tony Blair, aleancë e errët që ka ndikuar vendimmarrjen

13:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.