Nuk gjen qetësi Hipoteka e Vlorës, dorëhiqen krerët e sapoemëruar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hipoteka e Vlorës nuk po gjen qetësi.

Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen, drejtoresha e sapo emëruar, Elona Hodaj.

Kjo e fundit është ndjekur edhe nga zv.Drejtori i Hipotekws, Krenar Xhemali.

U duke se emërimi i Hodajt do të mbyllte rrokadën në këtë institucion, mirëpo nuk rezulton kështu, shkruan “Panorama”.

Mësohet se shkak për dorëheqjet është bërë sherri midis dy grupeve për pronat në Jalë.

Hodaj më parë ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë në Hipotekën e Vlorës u pushuan 6 juristë për shpërdorim detyre, ndërsa u paralajmëruan 19 të tjerë.

Shpërndaje
Share.

Komento