Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Nuk e dimë me cilat shtete është hapur kufiri!”, Agjencitë turistike me pikëpyetje të shumta

20:29 01/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndonëse dita e sotme është konsideruar si dita kur vendi ynë u hap, pas izolimit nga pandemia dhe kufizimeve të qeverisë, ka ende shumë paqartësi.

Qeveria ka lajmëruar se Shqipëria ka hapur kufijtë, ende nuk është saktësuar se me cilët vende ne do të mund të kemi hyrje-dalje.

Agjencitë turistike shprehen se ende nuk i kanë marrë prenotimet e para sa i takon sezonit veror dhe aktualisht ato po merren me pjesën e rezervimeve për udhëtimet brenda për brenda vendit.

Jetmira Hoxha përfaqësuese e një Agjencie Turistike thotë se nuk është e qartë se cili kufi është hapur.

“Nuk është e qartë pjesa se kush kufi është hapur, Greqia për shembull i hap kufijtë me datë 15, dhe ne jemi në pritje të vendimit për tu sqaruar më tej. Përsa i përket pjesës së turizmit ne kemi përgatitur paketat brenda për brenda vendit, gjithashtu edhe hotelet, për ata që duan të pushojnë në fundjavë, ose gjatë javës”, tha Jetmira Hoxha

Pikëpyetja më e madhe një situatë të tillë është nëse do të ketë turistë të huaj këtë vit?

Sipas Hoxhës, ende nuk ka asnjë rezervime.

“Për momentin nuk janë ndjerë fare, sepse as ata vetë nuk e dinë. Gjermani ende kufijtë me vendet e Bashkimit Evropian, ne presim vendimin e datës 8 qershor, i cili do të dalë nga BE, që dhe njerëzit të fillojnë të lëvizin për të vendosur nëse do të vijnë në Shqipëri apo se ku do të punojnë”, pohon ajo.

Sakaq, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit nuk ka më paketa ‘All Inclusive’, por pritet që çmimet të rriten.

“Është hequr koncepti i All Inclusive për këtë vit. Nuk do të ketë, ose do të shërbehet në dhomë, ose tek pjesa e restorantit, por çmimet do të kenë një ndryshim të vogël mund edhe të rriten në varësi të situatës”, tha Hoxha.

Problem i paqartë mbetet për agjencitë turistike edhe transporti.

Ndonëse tashmë kanë krijuar skenarët e tyre për mënyrën se si do të ulen udhëtarët në autobusë, të pajisur me maska, dezinfektantë si dhe do tu matet temperatura, të gjitha këto kosto shtesë do të përfshihen tek paketa turistike.

“Ne kemi menduar edhe pjesën se si do të ulen në autobus, një vend po dhe një vend jo, me maska, dezinfektant me vete, dhe do t’ju matet temperatura. Kostot shtesë janë llogaritur të gjitha tek pjesa e biletës”, shprehet Hoxha.

Një problem tjetër që lidhet me sezonin turistik është edhe deklarata e ministrit të Turizmit Blendi Klosi, i cili u shpreh se sezoni turistik do të shtyhet deri më datë 15 nëntor me qëllimin që bizneset të kenë mundësi të rikuperojnë të ardhurat që humbën nga ditët e karantinës në muajt prill dhe maj.

Kreu i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, Rexhep Kasmi, në një prononcim për “Iconstyle.al” e përkufizoi këtë vendim si diçka shumë “absurde”.

Ai vazhdoi duke shpjeguar se ata në fakt kanë punuar gjatë gjithë kohës për të zgjeruar sezonin turistik, por të paktën deri në shtator, jo deri në 15 nëntor siç pretendon ministri, pasi nuk është aspak në dorën e tij.

“Nuk është në dorën e ministrit që të caktojë kohën e pushimeve dhe të zgjasë sezonin turistik. Është absurde të bësh këtë deklaratë. Ai duhet të japë dorëheqjen. Duhet të ketë qenë tapë se një njeri normal nuk e thotë këtë”.

Sektori i turizmit është dëmtuar rëndë pasi 70% e turistëve i kanë anuluar prenotimet dhe pjesa tjetër është ende pezull.

Sipërmarrëst e kësaj industrie po përballen me periudhën më të errët, pasi dëmet janë shumë të mëdha, sidomos nëse përmendim zonat përreth Adriatikut që u goditën edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të lidhura

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi
Aktualitet

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Një tjetër rast tronditës dhune mes të miturve ka ndodhur në zemër të Tiranës, ku dy vajza të moshës 12...

21:50 09/06/2025
Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles
Bota

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika të forta pas një postimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënues në rrjetin social Truth...

19:53 09/06/2025
Para

U tmerrua nga takimi i Bashës! Ç'ndodhi me virusin brenda 2 ditësh dhe pse Manastirliu hesht sot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

21:50 09/06/2025
Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.