Nuk arriti dot ta përdhunonte, shqiptari godet me shqelma të renë italiane

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e dhunës seksuale dhe pritet të dalë përpara drejtësisë.

Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari, nis në një diskotekë në Ravenna.

I riu shqiptar i është afruar një 21-vjeçareje, në përpjekje për të krijuar afeksion.

E reja ka refuzuar shoqërinë e shqiptarit dhe ndërsa e shtyu, i kërkoi që të largohej.

Mirëpo kjo nuk ishte përgjigja që priste 24-vjeçari, i cili pasi e puthi me zor, e ndoqi deri tek parkingu i diskotekës.

Aty ai filloi që të lëshonte goditje të njëpasnjëshme ndaj italianes, e cila filloi të ulëriste duke kërkuar ndihmë.

Menjëherë në vendngjarje erdhën rojet e sigurisë së diskos, të cilët neutralizuan shqiptarin, derisa erdhën karabinierët.

Si pasojë e dhunës nga shqiptari, e reja ka përfunduar me shenja dhe plagë në trup.

Shpërndaje
Share.

Komento