Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një tjetër mundësi e çuar dëm: Si dështoi Shqipëria në Panairin e Turizmit në Berlin

16:32 14/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria u prezantua në panairin më të madh të turizmit botëror, IBT Berlin 2019 dhe ashtu si vitet e kaluara, edhe kjo mundësi u shpërdorua duke mos shkuar as pranë përfaqësimit që synojmë të kemi.

Si pjesë e strategjisë për promovimin e turizmit shqiptar, fillimisht është prezantuar një spot në qendër të së cilit qëndron një tematikë që vetëm ftuese për turistët nuk mund të jetë: Kriminaliteti!

Në videon në fjalë, risillet në vëmendje filmi “Taken” i publikuar në vitin 2008, në të cilin një grup keqbërësish nga Shqipëria rrëmbejnë dhe tentojnë të trafikojnë vajzën e protagonistit të filmit, të luajtur nga aktori Liam Neeson.

Kështu, me 11 vite vonesë, ideatorët e spotit, nëpërmjet disa figurave të njohura përfshirë këtu ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i bëjnë thirrje aktorit hollivudian që të “injorojë” stereotipet negative mbi kriminalitetin dhe të vizitojë Shqipërinë që të “rrëmbehet” nga bukuritë e saj dhe nga buzëqeshjet e shqiptarëve.

Dhe siç mund të merrej me mend, Neeson nuk ka pasur asnjë lloj reagimi në lidhje me fushatën që përveçse evokon në kujtesë ngjarje agresive që ndër vite kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë, kërkon që domosdoshmërisht turistët e huaj të kenë parë filmin në fjalë për të qenë në brendësi të tematikës dhe mesazhit që kërkohet të përçohet.

Ky detaj duket se nuk i ka shpëtuar as mediave të huaja pasi në portalin “Quartzy”, së fundmi është publikuar një artikull ku vihet në dukje strategjia e gabuar e zgjedhur për promovimin e vendit.

“Fushata e Shqipërisë për turizmin tregon një të vërtetë: Vendet që nuk janë ndër destinacionet kryesore turistike në botë, shpesh bëhen subjekte të stereotipeve të padrejta si pasojë e paraqitjes së tyre në filma. Dhe nuk ka dyshim që gastronomia, kultura dhe peisazhi shqiptar e bëjnë atë një vend të këndshëm për t’u vizituar. Por të sjellësh në vëmendje (dhe shkarazi të tallesh) me problemin e vendit me trafikimin e qenieve njerëzore, është disi e tepruar!”- shkruhet në artikullin e portalit të famshëm.

Sakaq, si të mos mjaftonte problematika e spotit, edhe përfaqësimi i Shqipërisë në panairin IBT Berlin 2019 la thellësisht për të dëshiruar.

Arsyeja kryesore për dështimin e radhës i detyrohet pozicionimit të stendës së Shqipërisë në një cep të sallës, pranë vendeve të Lindjes.

Pavarësisht përpjekjeve të pareshtura të qeverisë për ta bërë vendin tonë sa më shumë pjesë të Europës, në panairin më të rëndësishëm të vitit për turizmin, Shqipëria ishte vendosur në pavionin turk, ngjitur me Qipron Veriore, aq sa të krijohej ideja se vendi ynë mund të ishte pjesë e Turqisë, duke krijuar kështu kryekëput një imazh të ndryshëm nga ai për të cilin po luftojmë prej vitesh.

Një tjetër aspekt zhgënjyes i përfaqësimit ishte dhe stenda tejet e vogël (me vetëm 25 operatorë) dhe aspak tërheqëse që kurrësesi nuk i justifikonte dhjetra mijëra eurot e paguara nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit për organizatorët e panairit.

Sigurisht është e pritshme që një vend i vogël si i yni nuk do të mund të kishte stenda me butafori gjigante si Maldivet apo Tajlanda, por mjafton të shihet stenda e Greqisë fqinje për të kuptuar se diçka çalon dhe që ashtu si në vitet e mëparshme, institucionet përgjegjëse nuk kanë treguar seriozitetin dhe përkushtimin e duhur në promovimin e turizmit që është një ndër pikat themelore të ekonomisë shqiptare.

Etiketa: berlinBlendi KlosiIBTMinistria e TurizmitShqiperiaturizmi

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Rikthehet Mafia/ Ekzekutohet në mënyrë makabre bosi i familjes Gambino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

\n

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

\n

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

\n

Kontakt: [email protected]

\n

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English