Një tjetër i plagosur nga grabitja në Rinas, ish-polici shpallet në kërkim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ish-efektiv i policisë në Elbasan është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në grabitjen që ndodhi 3 ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

“Ora News” njofton se nga telefonatat që kanë bërë autorët, ky ka komunikuar me ta dhe ka elementë të bashkëpunimit.

Ndaj ish-policit është nxjerrë dhe një urdhërkërkim për të sqaruar pozicionin e tij. Gjithashtu, në furgonin që është gjetur në Rinas pranë të cilit është vrarë Admir Murataj, ka rezultuar se kemi një person të dytë të plagosur.

“Sipas të dhënave që kam, policia ka një emër për këtë person të plagosur. Pra deri tani kemi dy persona në kërkim të identifikuar”, tha Trazhgim Sokolaj në studion e  “360 gradë” në “RTV Ora”.

Dje Kreu i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli deklaroi publikisht se shuma e parave të grabitura është më pak se ajo që është përfolur kudo, pra më pak se 10 milionë:

 “Unë thashë që nuk janë vjedhur 10 milionë euro, mund të jenë 5 deri në 6 milion euro, ka pasur edhe dollarë”.

Burimi:Iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento