Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një pyetje për Ramën: “Po ta kishe nënën gjallë do vaksinoje të parën Tinka Kurtin?”

11:45 20/02/2021
Reading Time: 4 min lexim

Një pyetje mjaft e thjeshtë dhe e drejtëpërdrejtë i drejtohet kryeministrit Rama nga gazetari Enkel Demi: “ Po ta kishe nënën gjallë do ta privoje nga vaksina sepse Tinka kurti është personalitet më i dalluar se ajo? Po nëse do të kishte babën gjallë a do të lejonte të vaksinohej para tij Reshat Arbana etj?”

Edhe pse të gjithë biem dakord që çdo qeveri i ka lënë pas dore figurat e spikatura në artin, kulturën shqiptare e më gjerë, rasti i vaksinimit nuk është i njëjtë. Ky veprim tregon një diskriminim të thellë social dhe përzgjedhje në mënyrë të privilegjuar.

Shkrimi i plotë i Enkel Demit:

Jam i ndërgjegjshëm që do të më hidhen në mallkime të gjithë “paladinët” rilindas të artit… ani pyetjen po e përsëris: Nëse Edi Rama do ta kishte nënën gjallë a do i shkonte mendja ta privonte nga vaksina, sepse Tinka Kurti është personalitet më i dalluar se ajo? Natyrisht që jo, madje që nëna e ndjerë ta kalonte radhën do të thoshte që është vlerësuar nga Shoqata e Stomatologëve, si dhe ndodhi me të vërtetë.

Po, nëse do ta kishte babën gjallë a do të lejonte që të vaksionohej para tij Reshat Arbana, Ismail Kadare, Alfred Moisiu a ndonjë tjetër?

Megjithatë, shqiptarët nuk kanë pse të bëjnë sikur po shpikin rrotën. Mjaft të shohin çfarë ndodh rrotull tyre për të kuptuar që kjo puna e vaksinimit të personaliteteve është diskriminim i pastër, më e pakëta për qëllime propagandistike.

Fjala vjen a e ka bërë në Itali Sophia Loren vaksinën jashtë radhës, meqë është personaliteti kinemasë botërore?

A e ka bërë në Angli Sir Philip Anthony Hopkins vaksinën jashtë radhës, meqë është personalitet i kinemasë botërore?

A e priti radhën vetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku?

A e priti radhën vetë Mbretëresha e Anglisë dhe Princi Filip?

Besoj se jam i zoti, por jo aq i papunë sa Edi Rama, që të bëjë një listë të gjatë personalitetesh. Kudo në botë, në çdo shtet ka personalitete, figura kombëtare, por askush në këtë rast nuk e bëri këtë veçim, në asnjë vend! Po pse? Sepse, është diskriminim i pastër ndaj cilitdo qytetari të thjeshtë që e ka jetën po aq të shtrenjtë sa çdo personalitet tjetër në këtë rruzull.

Nëse kryeministri ynë do të kishte kuptuar qoftë dhe një sure të vetme nga ato që citon apo një psalm të vetëm nga ato që këndon do e dinte se askush nuk e ka jetën më të lirë a të shtrenjtë se dikush tjetër, sepse jeta është dhuratë nga Zoti.

Pa dyshim, këtë e dinë gjithë planifikuesit e fushatave të vaksinimit në botë, prandaj caktuan me prioritet njerëzit e vijës së parë, të moshuarit e azileve dhe pastaj sipas moshës. Nëse këto kritere do të respektohen si në gjithë botën edhe në Shqipëri, sigurisht Tinka Kurti, Reshat Arbana dhe plot të tjerë do të vaksionoheshin në të njëjtën kohë me nënën e dikujt apo babën e dikujt tjetër, pasi në shtëpitë tona personalitetet më të shquara janë prindërit, gjyshërit të moshuarit tanë të shtrenjtë që nuk na i njeh Edi Rama, por i njohim vetë.

Sa për ndarjen e shoqërisë në personalitete i rekomandoj udhëheqësit të lavdishëm, Edi Rama që të qëndrojë nja një orë larg banditëve që e rrethojnë e t’i rikthehet leximit, për shembull të librit “Udhëtimi i Kapitenit Stormfield në Parajsë” të Mark Tëain, se me gjasë mund të gjejë që shpesh gabojmë në përcaktimin e njerëzve hijerëndë.

 

Etiketa: edi ramaEnkel Demivaksinimi i personaliteteve

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Përplasi për vdekje ish-kolegun/ Gjykata e Lezhës jep vendimin, 60-vjeçari Mhill Gega shfaq pendesë për krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.