Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Një organizatë kriminale”/ Si po u vidhen pa dijeni pronat shqiptarëve?

14:26 02/12/2023
Reading Time: 5 min lexim

Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë. Pasi lexova të gjithë historikun vendosa ta kontaktoj. Iu prezantova dhe i thashë se po bëja një shkrim për ankandet e pronave të sekuestruara si rezultat i mosshlyerjes së kredive.

-Sa kredi ke marrë?- e pyeta.

-Kam marrë 650 mijë lekë në vitin 2010 tek NOA, nga të cilat kam shlyer 600 mijë, por që ta mbyllja totalisht duhet të paguaja edhe 550 mijë lekë të tjera- m’u përgjigj.

-E di që ta kanë marrë shtëpinë? – i thashë.

-C’thua-më tha- si mund të merret shtëpia për një detyrim 500 mijë lekë dhe pa më njoftuar. Aq më tepër që unë kam bërë dhe marrëveshje me kreditorët.

I zgjata kartelën e rifreskuar të banesës së tij. Shtëpia private 182.4 metër katrorë, në rrugën Gjergj Legisi në Laprakë, në datën 24 tetor të këtij viti ishte regjistruar në pronësi të Micro Credit Albania për vlerën 1 lekë. U shtang.

“Nuk ka mundësi. Duhet të jetë ndonjë gabim”- përsëriste. Pëllumbi nuk e kishte fare idenë që ja kishin marrë banesën dhe ai nuk është i vetëm në këtë hall.

 

Një skemë masive

Besnik Serjani jeton në zonën e fabrikës së Birrës. Pak kohë më parë ai mori një kredi tek Micro Credit Albania. Në janar të vitit të kaluar për kredinë e tij, që në atë kohë kishte detyrim prej 230 mijë lekësh doli një urdhër sekuestro.

 

-Kam marrë një kredi atje tek Treni. Ato para i kam paguar 10 herë – më tha.

-Ke ndonjë pronë?- e pyeta.

-Kam një truall 70 metër në rrugën Hamdi Pepo- m’u përgjigj.

-Në datën 8 shtator trualli yt është regjistruar në pronësi të Micro Credit Albania- i thashë.

-Çfarë do me thënë kjo? – më pyeti mbrapsht.

-Që truallin ta kanë marrë-iu përgjigja.

-Si ma kanë marrë. Unë kam bërë marrëveshje me ta dhe kam paguar 50 mijë lekë në muaj. Ca të bëj unë, kë të takoj për këtë, ku të shkoj?- më pyeste në mënyrë të përsëritur.

Trualli 70 meter i Besnik Serjanit u nxorr ne shitje per 390 mije leke, me pas kaloi ne pronesine e MCA per vleren 1 lekë.

Pëllumb Mema dhe Besnik Serjani janë vetëm dy nga viktimat e një skeme masive, e cila ka tjetërsuar dhe vazhdon të tjetërsojë titujt e pronësisë për mijëra pasuri të paluajtshme për shkak të detyrimeve minimale për kredi konsumatore.

 

Në Dibër, një bashkëfshatarit të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, ja morën shtëpinë dhe 1500 metër katrorë tokë për 36 mijë lekë. Pasuritë kanë përfunduar të gjitha në pronësinë e Micro Credit Albania. Dhe pjesa dërrmuese e tyre janë ekzekutuar për kredi konsumatore, ku vlera e detyrimit shpesh ka qenë nga 100 deri në 500 mijë lekë.

Zinxhiri i tjetërsimit

Por, si arriti Micro Credit Albania të shtjerë në dorë mijëra pasuri të paluajtshme? Historia zë fill në vitin 2015. Në atë kohë Banka e Shqipërisë ndryshoi rregulloren e kredive duke i hapur rrugën shitjes së kredive të këqija që ndodheshin nëpër banka.

Menjëherë pas këtij ndryshimi lindën kompanitë e borxheve të këqija si Tranzit, Final apo Microcredit.  Të treja këto kompani blenë portofole të mëdha kredish të këqija nga bankat dhe institucionet e tjera financiare si Noa, me një çmim që luhatet rreth 8 deri në 10 për qind të vlerës së detyrimit të pashlyer.

 Banka e Shqipërisë pezullon licencën e institucionit financiar, Micro Credit Albania/ Zbardhen shkeljet

Të dhënat e përafërta tregojnë se gjatë këtyre viteve në Shqipëri janë shitur mbi 100 mijë kredi të këqija. Kapitali.al ka gjurmuar se të paktën 3 mijë prej tyre kanë përfunduar në ekzekutime tituj pronësish. Pjesa dërrmuese e tyre janë kredi konsumatore me shuma të vogla detyrimi. Pra qytetarëve u janë marrë pronat që vlejnë dhjetëra milionë lekë për një kredi 100 mijë lekëshe.

Ekzekutimet

Pas blerjes së kredive nga bankat, Micro Credit ka ngarkuar të tjera kosto mbi debitorët. Disa prej tyre kanë lidhur marrëveshje dhe kanë paguar para shtesë me këste, por për shumë kostot janë rritur aq shumë saqë kredia nuk mbaron asnjëherë. Më pas fillon mekanizmi i ekzekutimit të pronave.

Ligji shqiptar parashikon se pas nxjerrjes së urdhrit nga gjykata dhe ekzekutimit përmbarimor, prona e sekuestruar nxirret në ankand për tre raunde. Në ankandin e parë, prona nxirret me çmim 80 për qind të vlerës së përcaktuar nga vlerësuesit privat. Por në ankandin e tretë ajo përfundon me 10 për qind.

Nëse edhe në ankandin e tretë nuk paraqitet asnjë blerës, atëherë prona kalon në pronësi të kreditorit, që në këtë rast është.  15 mijë dokumente në dispozicion të SPAK për ankandet fiktive/ Pronat e shqiptarëve po gllabërohen nga shoqëritë mikrofinanciare

Një tango treshe

Sipas dokumentave që ka mundur të shohë Kapitali.al, thuajse të gjitha procedurat përmbarimore janë kryer nga dy përmbarues. I pari është Fatos Alimadhi, i cili ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit, ndërsa përmbaruesi i dytë është Rigels Bejko, i cili ka shpallur ankandet, që më pas kanë përfunduar në regjistrimin e pronave për llogari të Micro Credit.

Shumë nga ata që kanë humbur pasuritë pretendojnë se nuk janë njoftuar fare për ankandet. Por zoti Bejko thotë se ai ka zbatuar të gjitha kërkesat e parashikuar nga ligji.

“Për të gjitha ankandet është bërë afishimi në Bashki. Debitorët që pretendojnë se nuk janë njoftuar kanë të drejtë të shkojnë në gjykatë dhe të kërkojnë pavlefshmërinë e veprimeve përmbarimore,” thotë Bejko.

Sipas tij, debitorët kanë gjithmonë mundësinë që të rimarrin pronën nëse shlyejnë detyrimet. “Qëllimi ynë nuk është të shkaktojmë kosto sociale. Debitorët mund të vijnë në çdo kohë të rimarrin pronat, nëse shlyejnë detyrimin” vijon ai.

Dhe zoti Bejko thotë se jep garanci për këtë, pavarësisht se titujt e pronësisë nuk i përkasin studios së tij përmbarimore, por kompanisë Micro Credit Albania.

Organizatë …

Micro Credit Albania është një kompani kontroverse. E themeluar në maj të vitit 2014, kompania zotërohet 100 për qind nga Elda Ibro. Por mastermindi pas kompanisë, për shumë njerëz është bashkëshorti i saj, Olsi Ibro.

Në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë i percolli Prokurorit të Pergjitshëm një kallëzim 700 faqë për një rrjet kompanish në fushën e mbledhjes së borxheve.

Ne kallëzim, ish ministrja Etilda Gjonaj i kërkonte Olsian Celes ushtrimin e ndjekjes penale për veprën e mashtrimit me pasoja të rënda, shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të detyrës shtetërore për kompanitë Micro Credit Albania, Albanian Debt Consulting Agency, shoqerinë përmbarimore ZiG, personin juridik FS dhe personin juridik Flash.

Në dosje ministrja e Drejtësisë kallëzoi dhe emrat që qendronin pas këtyre kompanive, ku më kryesorët janë Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Andis Gjoka, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi e shumë të tjerë. Sipas dosjes, këta persona kishin ngritur një skemë të madhe kriminale ne formën e organizatës së strukturuar duke zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë përmes mashtrimit dhe shantazhit.

Çfarë ka ndodhur gati 4 vjet pas kallëzimit? Praktikisht asgjë. Tani e njëjta kompani e kallëzuar nga Ministria e Drejtësisë si organizatë kriminale, tashmë po tjetërson mijëra prona të qytetarëve. Pa dijeninë e tyre. Por me dijeninë e plotë të Bankës së Shqipërisë, qeverisë dhe SPAK-ut./ Kapitali.al

 

Të lidhura

Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Asanit
Kryesore

Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Asanit

Kombëtarja shqiptare barazoi pa gola kundër Serbisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë dominuan...

10:10 08/06/2025
Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët
Bota

Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

Grindja në rritje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Elon Musk ka shtuar pasigurinë rreth të ardhmes së buxhetit të...

09:49 08/06/2025
Para
Salianji nuk merr pjesë në kuvend, nuk kursen kunjat për Berishën

Salianji nuk merr pjesë në kuvend, nuk kursen kunjat për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Asanit

Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Asanit

10:10 08/06/2025
Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

09:49 08/06/2025
Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

09:31 08/06/2025
Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

09:21 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.