Një nga të arrestuarit për vrasjen e Drita Saliaj/ Ervis Zotaj refuzohet nga të burgosurit, tension në paraburgimin e Fierit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Momente tensioni janë shënuar në ambientet e paraburgimit të Fierit.

“Dosja.al” shkruan, se të burgosurit kanë refuzuar Ervis Zotajn, 26-vjeçarin i cili është një prej të arrestuarve për vrasjen e Drita Saliaj.

Sipas të burgosurve i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë në sektorin e tyre.

Sipas dosjes së prokurorisë, ka dyshime se viktima është përdhunuar nga shtetasi Ervis Zotaj, përpara se të lidhej me litar dhe të hidhej në rezervuar.

Dëshmitë e tre të pandehurve ndërkohë janë kontradiktore.

Më i madhi prej tyre, Ervis Zotaj, shprehet se nuk i njeh dy adoleshentët dhe nuk është takuar me asnjërin prej tyre.

Përsa i përket krimit, ai thotë se nuk ka gisht, pasi atë ditë ka qenë tek motra e tij, e cila jeton në një fshat tjetër.

Më e rënda nga dëshmitë është ajo e Sindi Shehajt.

Ky i fundit është shprehur se të rinjtë kanë shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë një pako me hashash.

Sipas adoleshentit, ata janë përplasur me 50-vjeçaren, përsa i përket çmimit, pasi kërkonin ta merrnin me 50 euro, ndërsa viktima ka kërkuar 200 euro.

Gjithashtu Shehaj pretendon, se Zotaj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën, përpara se ta vriste.

“Ka pritur jashte nderkohe qe Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kane qene brenda duke pire kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e eshte futur brenda, ku Drita i ka dhene nje gote raki. Gjate kohes qe po pinte goten e rakise Luisi, eshte ngritur me pretendimin se do shkonte ne tualet por ne te vertete eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash. Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashain ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 Euro. Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina. Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te”, thuhet në dosje, lidhur me rrëfimin e Sindi Shehajt.

Luis Saliaj nga ana tjetër, thotë se ka qenë duke i pritur shokët jashtë dhe nuk ka parë asgjë nga vrasja e të afërmes së tij.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë, përshkruhen me imtësi ambjentet ku ndodhi vrasja, ndërsa viktima është gjetur e zhveshur në rezervuar nga mesi e poshtë.

Shpërndaje
Share.

Komento