- Reklamë -spot_img
8.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaRajoniNjë natë para takimit në Ohër me Kurtin, Vuçiç bën deklaratën "bombë"

Një natë para takimit në Ohër me Kurtin, Vuçiç bën deklaratën “bombë”

- Reklamë -spot_img

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, një natë para takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklaratë “bombë”.

Teksa po mbante një fjalim para qytetarëve, ai ka thënë se Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyrë e tij është që ta shpëtojë Serbinë, raporton “Gazeta Express”.

Vuçiç ka thënë se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike dhe të tjera, por qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konfliktet dhe luftërat e të tjerëve.

“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtoj jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, ka thënë presidenti serb.

Në takimin e 18 marsit, palët do të diskutojnë mbi aneksin e zbatimit e të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ndërsa më herët e pranuan përmbajtjen e propozimit.

Duke paralajmëruar ditë aspak të lehta për shtetin e tyre, Vuçiç, e bëri të qartë se me normalizim nuk nënkupton njohje de jure ose de facto të Kosovës, por vendosjen e marrëdhënieve të mira me shqiptarët.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë