Në spitalin e Sarandës është paraqitur për mjekim një 33-vjeçar me inicialet H.M banues në Delvinë.
Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që 33-vjeçari ka qenë duke punuar tokën e tij.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.