Ditën e sotme ishte tronditës lajmi se një vajzë 21 vjeçe ndërroi jetë nga Covid-19, duke u bërë viktima më e re e regjistruar në vendin tonë. 21 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe kishte 7 ditë me temperaturë në shtëpi. Ajo u dërgua me urgjencë nga Tepelena në spital ku u intubua por nuk arriti dot të mbijetonte. Situata duket alaramuese edhe sa i përket numrit të rasteve të reja që raportohen çdo ditë, apo edhe numrit të vdekjeve në 24 orë që javët e fundit është rritur ndjeshëm.
Ajo që kanë vënë re mjekët, ekspertët dhe autoritetet përkatëse është se tashmë në betejë me Covid-19 janë moshat e reja, pavarësisht se në fillim të epidemisë u dukën si kategoria më pak e rrezikuar. Tashmë edhe në spitalin Infektiv dominojnë të rinjtë, duke shtruar kështu një problemtikë goxha serioze.
Për ngjarjen ka folur së fundmi, edhe Eugena Tomini shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, e cila theksoi se virusi nuk njeh moshë dhe se tani po prek fashën e re. Tomini bëri apel që ata që kanë shenja shqetësuese të virusit të mos neglizhojnë dhe të kontaktojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare apo mjekun e familjes. Po ashtu ajo tha se duhet të vlerësohen në kohë shenjat klinike nga autoritetet shëndetësore, por dhe nga qytetarët.
“Covid nuk njeh moshë, në fillim ka qenë një profilizim i prekjes dhe simptomatologjisë. Por ndërkohë dalë ngadalë me vazhdimin e epidemisë ,dhe tipizimin e virusit kemi një fashë të re, grupmosha 25-30-40 vjeç dhe fatalitetit i moshës 21 me rastin e vajzës që shpreh ngushëllimet për të afërmit. Virusi nuk njeh moshë, nuk njeh preferenca dhe për rrjedhojë duhet të jemi të gjithë të kujdeshshëm, të vlerësohen në kohë shenjat klinike nga autoritetet shëndetësore por dhe vetë qytetarët që të kërkojnë ndihmë shëndetësore në kohë. Ka shumë rëndësi sidomos për ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.”
Disa ditë më parë edhe Skënder Brataj, shefi i Urgjencë Kombëtare tha se të rinjtë nuk janë bashkëpunues. Ai madje tha se pubet, lokalet dhe vendet e argëtimit për të rinjtë do kthehen në vatrat e ardhshme të virusit, pasi aty nuk respektohet asnjë masë.
Edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri një apel goxha të fortë mbrëmjen e djeshme për të rinjtë, ku shkruante mes rreshtave në rrjetet sociale:
“Kam një apel për të rinjtë! E mirëkuptoj shkujdesjen e moshës, zellin për të relativizuar çdo gjë, madje edhe një sëmundje si kjo që shkakton koronavirusi. E mirëkuptoj edhe prirjen tuaj për të mos besuar ekzistencën e diçkaje që nuk shihet me sy. Ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë. Dhe një prej tyre është COVID19, që ka vënë në vështirësi Botën mbarë. Ju lutem, ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv pak minuta më parë dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj!
Andaj vlen një apel i tillë çdo ditë, çdo kohë, derisa ne ta fitojmë këtë luftë. Covid-19 është çudi, por ndryshe nga të tjerat nuk zgjat 3 ditë, por deri tani ka 6 muaj dhe e keqja akoma s’ka kaluar. (Skënder Brataj).
Marrë nga IconStyle