Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nis sot Kuvendi/ Çfarë parashikohet të ndodhë dhe pse sot do të ketë dy seanca

09:17 10/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Nis ditën e sotme seanca e parë e legjislaturës së 10-të në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca plenare do të jetë e ndarë në dy orare, pjesa e parë do të mbahet në orën 10:00 ku fillon punën Parlamenti dhe do të ngrihet  një komision i posaçëm për verifikimin e mandateve. Ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve që kanë dalë fitues në zgjedhjet e 25 prillit.

Në institucionin e dytë më të rëndësishëm shtetëror në vend nuk do të ulen 140 deputetë, pasi në seancën plenare sot do të ketë 4 karrige bosh, 1 nga opozita dhe 3 nga mazhoranca.

Kjo për shkak edhe të dorëheqjeve që ndodhën gjatë verës nga ana e mazhorancës. Në Partinë Socialiste  do të jetë bosh karrigia e Gramoz Ruçit, Najada Çomos dhe Lefter Kokës, ndërsa në kampin blu do të jetë boshë vetëm karrigia e Mark Markut, ish-drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Lezhës. Ndërkohë, KQZ mësohet se nëse kërkesa nga Kuvendi dërgohet sot, do të procedojë po sot për të bërë zëvendësimin e deputetëve që janë tërhequr pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjithashtu rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, pra Luljeta Bozo. Lindita Nikolla është e përzgjedhura e kryeministrit Rama për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

Kujtojmë se mbrëmë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta. Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Nga ana tjetër, dje në një dalje për mediat Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Kuvend.

Etiketa: Kuvendisot

Të lidhura

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet
Kryesore

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit:...

12:55 27/06/2025
Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore
Kryesore

Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë këtë të premte rreth orës 10:00 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

11:50 27/06/2025
Para
Berisha jashtë grupit parlamentar të PD, vjen reagimi nga ambasada e SHBA-së

Berisha jashtë grupit parlamentar të PD, vjen reagimi nga ambasada e SHBA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

09:47 28/06/2025
Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

09:01 28/06/2025
Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

08:46 28/06/2025
Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

08:28 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.