Skip to content
Uncategorized

Nis rigjykimi i dosjes “Azem Hajdari” te Krimet e Rënda, ja çfarë kërkojnë avokatët e Izet Haxhisë

· 1 min lexim

Në Gjykatën e Krimeve të rënda, ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia.

Avokatët kanë kërkuar, që të ndryshohet masa e sigurisë, nga “arrest me burg” në “gjykim në gjendje të lirë”.

Gjithashtu pala mbrojtëse kërkon shpalljen e moskompetencës nga Krimet e Rënda, shkruan “Faxweb”.

Një tjetër kërkesë e tyre, është që për Haxhinë, të shprehet Gjykata e Lartë.

Për momentin trup gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim. Izet Haxhia akuzohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdarit.

Ai është dënuar me 25 vite mungesë për këtë vepër penale, ndërsa Jahi Sali Mulosmani me burgim të përjetshëm.

Pak javë më parë, Prokuroria e Tiranës, shpalli moskompetencë për çështjen, duke ja kaluar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Mësohet se edhe ky organ ka bërë një veprim të ngjashëm, duke ia pasuar çështjen Gjykatës së Lartë.