Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nis ceremonia zyrtare e inaugurimit të Biden, ja ish-presidentët që arritën në Kapitol

17:16 20/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Inaugurimi i Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur në Uahington DC. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë betimin si president në një kohë përçarjesh të thella dhe krizash të vështira.

Ndryshe nga çdo herë tjetër në një ceremoni si kjo do të mungojnë njerëzit për shkak të zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit, pandemisë që ka pushtuar mbarë globin.

Ekipi i Biden është përpjekur të mbajë turmat në minimum dhe u ka kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Uashington, DC, por ta ndjekin inaugurimin nga shtëpitë e tyre.

Në vend të njerëzve, komiteti i inaugurimit ka vendosur 200,000 flamuj që përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane.

Të ftuarit

Ish-Presidentët Obama, Clinton dhe Bush në ceremoni

Ish Presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për Presidente e Demokratëve në 2016, Hillary Clinton sapo u prezantuan në ceremoninë e inaugurimit në Kapitol, SHBA.

Pak më vonë, ish-Presidenti George W. Bush dhe ish-zonja e parë Laura Bush u njoftuan gjithashtu.

Ish Presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama janë gjithashtu në Kapitol për inaugurimin.

Ish Presidenti Jimmy Carter, ish Presidenti më i vjetër ende gjallë, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e sotme.

Ndërsa Presidenti Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë më herët këtë mëngjes dhe gjithashtu nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden.

Kush e shoqëron Kamala Harris në ceremoni

Kamala Harris do të shoqërohet në ceremoninë e inaugurimit nga oficeri i Policisë së Kapitolit, Eugene Goodman i cili u bëri ballë rezistencës së protestuesve që sulmuan Senatin dy javë më parë.

Një ndihmës i Biden konfirmon për CNN se Goodman do të shoqërojë Harris në rolin e tij të ri si ushtrues i detyrës së zëvendës rreshterit të Shtëpisë së Bardhë.

Biden falënderon bashkëshorten

Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden gjatë inaugurimit në Capitol nuk ka harruar të falënderojë bashkëshorten Jilly Biden e cila sot gjithashtu bëhet Zonja e Parë.

Biden i shpreh hapur dashurinë Jilly-t, duke thënë se nuk mund të ishte më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin e para.

“Unë të dua, Jilly, dhe nuk mund të isha më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin tim.’’- shkruan Biden./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bideninaugurimpresident

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Topalli tregon kushtin që ka për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English