Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngordhin dhjetëra kafshë, virusi misterioz alarmon jugun e Shqipërisë

17:48 17/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një virus i panjohur për banorët e jugut të vendit është futur tek qindra kafshë shtëpiake. Një blegtor informon ditën e sotme, se 500 krerët e bagëtive që ai ka në Gjirokastër, janë infektuar nga virusi.

Blegtori shprehet se të paktën 20 krerë kanë ngordhur këto ditë nga infektimi me këtë virus.

Banori i Gjirokastrës është ankuar në drejtorinë e Bujqësisë në Gjirokastër, por askush nuk u ka dhënë përgjigje në lidhje më këtë sëmundje, apo për t’i kompensuar bagëtitë.

Blegtori tregon se i ka matrikulluar të 500 krerët e bagëtive, dhen e gjedh që ka pasur.

Nga diganostikimet e Mjekëve Veterinerë, hidhen dyshime se virusi që ka prekur bagëtitë në Gjirokastër, është një sëmundje infektive e njohur si Gjuha blu, apo Blutong (Blue Tongue).

Virusi i Gjuhës blu (Bluetongue), nuk transmetohet natyralisht nga njëra kafshë tek tjetra, por vetëm nëpërmjet mushkonjave. Piku i popullacionit të mushkonjave arrihet gjatë verës së vonshme dhe vjeshtës dhe kjo është koha kur vërehet Blutongu (gjuha blu).

Është parë që mushkonjat mund të lëvizin në një ditë në distancën nga 1.5-2 km, por në rast se kushtet metereologjike janë të favorshme, ato mund të lëvizin edhe më shumë, sidomos në rastet e prezencës së erës, jo shumë të fuqishme ato mund të lëvizin deri në 200 km.

Blutongu (gjuha blu) karakterizohet nga ndryshime në membranat mukoze të gojës dhe të hundës si dhe të zonës koronare të thundrës. Shenjat klinike janë shumë të rënda në dhën, porse dhe gjedhët shfaqin shenja klinike të sëmundjes në fjalë.

Mjeku veteriner, duhet të thirret nga fermeri në rastet kur vëren në tufë një numër të madh kafshësh me çalime, temperaturë të lartë rektale, salivacion, rrjedhje lotësh si dhe rrjedhje nga hunda e sytë.

Shënjat klinike të kësaj sëmundje në dhën, varen nga shtami viral dhe racat e dhënve dhe shfaqen pas një periudhe inkubacioni nga 4 deri në 12 ditë. Vdekjet e dhënve në një tufë të prekur mund të arrijnë deri në 70% ose dhe më shumë. Kafshët e mbetura gjallë, humbasin kondicionin, kanë ulje të prodhimit të mishit dhe leshit.

Nuk ka të dhëna zyrtare nga autoritetet nëse ky virus prek edhe njerëzit.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Jugkafshevirusi

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Policia vijon masat për maskat, 678 të gjobitur. 10 persona shoqërohen në komisariat

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English